LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston 21-vjeçarin në Skenderaj për përdorim të substancave narkotike

Policia arreston 21-vjeçarin në Skenderaj për përdorim të substancave narkotike
Foto: Arkiv

Në orët e mbrëmjes të 23 dhjetorit, Policia në fshatin Baks, në Skenderaj, ka arrestuar një person të dyshuar për substancë narkotike.

Policia bën të ditur se arrestimi i të dyshuarit është realizuar në kohën kur Njësia Speciale Operative (NJSO) në kuadër të planit operativ ‘shtimi i masave të sigurisë’ po realizonte një pikë kontrolli në fshatin Baks, në Skenderaj.

Pas ndalimit të një automjeti, si rezultat i një kontrolli të detajuar, tek vozitësi është gjetur dhe është konfiskuar një mjet për përpunimin e hashashit dhe një sasi e substancës narkotike, transmeton Telegrafi.


Në cilësi të dyshuarit është arrestuar Sh. Sh., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvillojë Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për vepër penale ‘posedim i paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. /Telegrafi/