LAJMI I FUNDIT:

Doli në një lokal gjatë orarit të punës, suspendohet një rreshter policor

Doli në një lokal gjatë orarit të punës, suspendohet një rreshter policor
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës, mbështetur në udhëzimin administrativ mbi shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore, pas dyshimit të arsyeshëm, ka suspenduar një rreshter policor.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se suspendimi i këtij rreshteri policor është bërë mbi arsyen se i njëjti ka rënë ndesh me udhëzimin administrativ të lartcekur, me ç’rast i njëjti gjatë orarit të punës ka dalur në një lokal në Prishtinë. Andaj pas shkeljes së bërë, këtij rreshteri policor i është ndaluar ushtrimi i detyrave policore për 48 orë, transmeton Telegrafi.

Tutje në njoftim thuhet se Policia e Kosovës u është mirënjohëse të gjithë gazetarëve dhe mediave për bashkëpunimin e treguar me PK-në, bashkëpunim ky, i cili reflekton edhe në performancën dhe transparencën e Policisë së Kosovës./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Lajme
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Lajme
Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor

Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor

Drejtësi
Sveçla: Serbia në panik, përpjekjet për destabilizim të Kosovës e rajonit po i dështojnë

Sveçla: Serbia në panik, përpjekjet për destabilizim të Kosovës e rajonit po i dështojnë

Siguri
Kryeprokurori Shala: Është e papranueshme të pihet alkooli gjatë orarit të punës

Kryeprokurori Shala: Është e papranueshme të pihet alkooli gjatë orarit të punës

Drejtësi
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Lajme
Kalo në kategori