LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të marrëveshjes, zyrtarët e LVV-së e LDK-së përplasen ashpër për postin e Presidentit

Në pritje të marrëveshjes, zyrtarët e LVV-së e LDK-së përplasen ashpër për postin e Presidentit

Është ashpërsuar gjuha e komunikimit mes zyrtarë të LVV-së dhe LDK-së, të  cilët po i vazhdojnë debatet dhe përplasjet në rrjetet sociale, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës mes liderëve të këtyre dy partive politike në takimin maratonik të së shtunës.

Ishte deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, që përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dy subjektet politike duhet të arrijnë marrëveshje deri më 26 dhjetor, në të kundërtën vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

“Mund të flasim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit. Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovrani”, ka thënë Nagavci, shkruan Telegrafi.


Deputetja e LVV paralajmëron: Nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në, mund të shkojmë në zgjedhje të reja
Lexo po ashtu Deputetja e LVV paralajmëron: Nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në, mund të shkojmë në zgjedhje të reja

Ndaj deklarimeve të Nagavcit ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se LDK-në s’mund ta kushtëzojnë askush që mos ta propozojë Presidentin.

“Kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë Presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm. Kushtëzime të tilla s’mund të vendosin partitë që s’kanë fituar 51 për qind të votave”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami e LDK-së ka një porosi për VV-në: Nuk mund ta kushtëzoni LDK-në të mos e propozojë Presidentin
Lexo po ashtu Bajrami e LDK-së ka një porosi për VV-në: Nuk mund ta kushtëzoni LDK-në të mos e propozojë Presidentin

Menjëherrë pas reagimit të Hykmete Bajramit është kundërpërgjigjur deputetja Nagavci, e cila ka thënë se “ Nuk kemi thënë askund që nuk e pranojmë Presidentin nga LDK”.

“Presidenti nuk është çështje urgjente. Qeveria është çështje urgjente. Pse ky gabim në hapa?”, ka pyetur Nagavci.

Këtij debati i është bashkangjitur edhe deputeti tjetër i LVV-së, Haki Abazi, duke thënë se “LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli e që duke shkuar e vetme ne zgjedhje kërkoi të matet në mejdanin e votës”.

“Edhe Presidentin edhe Kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës, kur Dr. Nexhat Daci ishte Kryeparlamentar, dhe dilnin të parët në zgjedhje. LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli e që duke shkuar e vetme ne zgjedhje kërkoi të matet në mejdanin e votës. Tani krejt çka kërkohet është respektimi i vendimit të sovranit për të përkrahur LVV në formimin e institucioneve për ndryshimin e madh”, ka thënë  Abazi.

Abazi i VV-së: LDK po kërkon çka nuk i takon
Lexo po ashtu Abazi i VV-së: LDK po kërkon çka nuk i takon

Ndryshe, liderët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, Albin Kurti e Isa Mustafa,  po vazhdojnë takimet për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, por edhe pas disa takimeve të liderëve të dy subjekteve politike nuk është arritur marrëveshja, shkruan Telegrafi.

Në kuadër të këtyre përpjekjeve, pritjet që në takimin maratonik të së shtunës mes Kurtit e Mustafës rezutuan të jenë të kota. Marrëveshja e shumëpritur për koalicion qeverisës mes dy subjekteve nuk u arrit.

Doli se këto dy subjekte politike nuk po mund të pajtohen rreth ndarjes së kulaçit të pushtetit. E, çështja për të cilën duket se assesi s’po gjejnë kompromis është posti i Presidentit të vendit.

Pas takimit të së shtunës, përfaqësuesit e këtyre dy subjekteve politike, Glauk Konjufca (LVV) dhe Avdullah Hoti (LDK) dolën para gazetarëve dhe konfirmuan se nuk është arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, por thanë se do të vazhdojnë takimet e liderëve të dy subjekteve deri në arritjen e një marrëveshjeje.

Abazi i VV-së: LDK po kërkon çka nuk i takon
Lexo po ashtu Abazi i VV-së: LDK po kërkon çka nuk i takon

Marrëveshja nuk është arritur as pas pothuaj dy muajve bisedimesh e harmonizimi qëndrimesh, ku  dy subjektet u pajtuan për të gjitha çështjet lidhur me programin qeverisës.

Gjatë javës së ardhshme priten takime të reja mes këtyre dy subjekteve, por nga deklarimet në rrjete sociale, po del se dallimet mes dy subjekteve politike vazhdojnë të jenë të thella.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit dy partitë më të votuara janë Lëvizja Vetëvendosje me 26.270% të votave dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.548% të votave.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka thirrur për datën 26 dhjetor seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori