LAJMI I FUNDIT:

Të martën hidhet shorti për Përfaqësueset e reja të Kosovës në basketboll

Të martën hidhet shorti për Përfaqësueset e reja të Kosovës në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Më 10 dhjetor (e martë) nga ora 11:00 do të hidhet shorti për pesë Përfaqësueset e reja të Kosovës në basketboll.

Shorti do të hidhet në Freising të Gjermanisë, derisa Kosovën do ta përfaqësojnë Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe drejtori i Përfaqësueseve, Granit Rugova. Më 10 dhe 11 dhjetor gjithashtu do të organizohet edhe Punëtoria për organizatorët e Kampionateve Evropiane.


Kosova në verën e ardhshme do të përfaqësohet me U20, U18 dhe U16 në konkurrencën e meshkujve dhe U20 dhe U16 në konkurrencën e femrave. Duhet theksuar se Bordi i FIBA Evropës ia ka besuar FBK-së organizimin e FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C.

Ky është Kampionati Evropian, i treti radhazi që FIBA ia beson FBK-së, ku së pari ia pati besuar FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni C, dhe më pas FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B – Femrat, dhe tani së fundi edhe U16, Divizioni C.

FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni C do të mbahet prej 12 deri më 19 Korrik 2020 në Prishtinë dhe do të marrin pjesë 11 shtete: Kosova, Shqipëria, Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Malta, Moldavia, Skocia, Gjibraltari, San Marino dhe Uellsi.

(Foto: basketbolli.com)

Kosova U20 do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 10 deri më 19 Korrik 2020. Kosova U18 do të garojë në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Oradea të Rumanisë prej 24 Korrik deri më 2 Gusht 2020.

Kosova U16 do të garojë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C në Prishtinë prej 12 deri më 19 Korrik 2020 – thuhet në njoftimin e FBK-së.

Ndërkaq në konkurrencën e femrave, Kosova do të marrë pjesë me dy ekipe, U16 dhe U20, si dhe në të dyja në Divizione B.

Kosova U16 do të garojë në FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të organizohet prej 17 deri më 26 Korrik 2020 në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Kosova U20 do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në RamatGan të Izraelit prej 8 deri më 16 Gusht 2020.

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori