LAJMI I FUNDIT:

SHBA përcakton kartelet meksikane të drogës si “organizata terroriste”

SHBA përcakton kartelet meksikane të drogës si “organizata terroriste”

SHBA do të përcaktojë kartelet meksikane të drogës si organizata terroriste, tha të martën presidenti amerikan Donald Trump, pasi grupet e dhunshme vazhdojnë të mbajnë kontroll të fortë dhe vdekjeprurës në vendin e Amerikës Latine.

“Nuk dua të them se çfarë do të bëj, por ato do të përcaktohen”, tha Trump në një intervistë me ish-gazetarin e Fox News, Bill O’Reilly, duke shtuar se udhëheqja e Meksikës hodhi poshtë ofertën e tij “për të na lënë të hyjmë dhe të pastrojmë”.


Në fillim të këtij muaji, Trump i ofroi ndihmë Meksikës pasi nëntë anëtarë amerikanë të komunitetit Mormon u vranë në një pritë vdekjeprurëse nga njerëz të dyshuar të kartelëve të drogës në një autostradë meksikane.

Komuniteti LeBaron, një pjesë e komunitetit Mormon që u shkëput nga Kisha Mormon dhe formoi një sekt në Meksikë, plotësoi një peticion të hënën duke i kërkuar administratës së Trump të radhiste kartelet e drogës meksikane si organizata të huaja terroriste.

Në peticion thuhet se kartelet “kontrollojnë fluksin e drogave të paligjshme në SHBA nga Meksika, përfshirë heroinën, metamfetaminën, kokainën dhe fentanilin ultra-vdekjeprurës”.

“Kështu që ju do të përcaktoni kartelet meksikane si grupe terroriste?”, pyeti O’Reilly.

“Po, do ta bëj. Do t’i përcaktoj kartelet. Absolutisht”, tha Trump, duke shtuar se ka punuar në këtë për 90 ditët e fundit.

“E dini, përcaktimi nuk është aq i lehtë, ju duhet të kaloni përmes një procesi dhe jemi mirë në atë proces”, shtoi ai.

“Prisni dhe shikoni – ata do t’ju sulmojnë”, tha O’Reilly.

“Nuk më intereson. Unë jam sulmuar për çdo gjë”, tha Trump. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Azia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Përmbytje në Arabinë Saudite - mbyllen disa shkolla, bllokohen rrugët

Përmbytje në Arabinë Saudite - mbyllen disa shkolla, bllokohen rrugët

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori