LAJMI I FUNDIT:

Përmbytje në Arabinë Saudite – mbyllen disa shkolla, bllokohen rrugët

Përmbytje në Arabinë Saudite – mbyllen disa shkolla, bllokohen rrugët

Arabia Saudite mbylli sot shkollat në disa zona, ku shirat e dendura shkaktuan përmbytje të shpejta dhe bllokuan disa rrugë.

Në provincën qendrore të Qasim, një nga më të goditurat gjatë natës, imazhet tregojnë automjete pjesërisht të përmbytura pas shiut.


Një banor i Buradijah, kryeqyteti i provincës, i tha AFP se shi i madh ra vazhdimisht për shtatë orë, pothuajse deri në mesnatë. Ai tha se para shtëpisë së tij ishin grumbulluar shumë ujë nga të cilët nuk mund të dilnin, si dhe kishte bubullima të forta dhe shumë vetëtima.

Qendra Kombëtare Meteorologjike ka lëshuar paralajmërime të kuqe për Qasim dhe zona të tjera, veçanërisht për Provincën Lindore, kryeqytetin Riad dhe provincën Medina, e cila është përballë Detit të Kuq.

Priten reshje të dendura shiu të shoqëruar me erëra të forta, dukshmëri të ulët, breshër dhe bubullima, thuhet në paralajmërim.

Shkollat në Provincën Lindore dhe Riad janë mbyllur dhe mësimet mbahen online.

Në Riad, rrugët janë të rrëshqitshme, por trafiku nuk është ndërprerë.

Shiu dhe përmbytjet nuk janë të rralla në Arabinë Saudite, veçanërisht në dimër, dhe qytetet e mëdha si Jeddah shpesh kanë probleme me kullimin e ujit.

Përmbytjet në atë qytet ndodhin çdo vit dhe banorët e zonës ankohen rregullisht për cilësinë e infrastrukturës. 123 njerëz vdiqën nga përmbytjet në Jeddah në vitin 2019 dhe 10 njerëz në 2021.

Ngrohja globale është shpjegimi më i mundshëm për reshjet e dendura, njoftuan javën e kaluar shkencëtarët nga rrjeti Wordles Weather Attribution (WWA). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori