LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet më në fund dukja e qytetit të ri dhe betejave që zhvillohen në “Age of Empires IV”

Shfaqet më në fund dukja e qytetit të ri dhe betejave që zhvillohen në “Age of Empires IV”

Janë bërë dy vite, që kur u bë e ditur se do të lansohet “Age of Empires IV”, ndërsa që atëherë nuk është thënë asnjë fjalë e vetme për këtë video-lojë.

Më në fund, gjatë një aktiviteti në Londër, Microsoft shfaqi dukja e qytetit të risi dhe betejave që do të zhvillohen në të, transmeton Telegrafi.


Shqiponja që fluturon lart, hap skenat e vendbanimit të lashtë, derisa ushtarët në të dy anët nisin të luftojnë.

Grafika e kësaj video-loje shihet që është shumë e lartë, megjithëse nuk bëhet e ditur se kur mund të lansohet,a po çfarë strategjie do të përdoren, në përgatitjen për luftë.

Prezantimi i pjesës së shkurtër të kësaj loje, është bërë në ditën e lansimit të “Age of Empires II”, që tashmë është në dispozicion në Xbox Game Pass, Windows 10 dhe Steam. /Telegrafi/