LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet për takimet me LDK-në, thotë se për ndarjen e ministrive do të merret vesh me Isa Mustafën

Kurti flet për takimet me LDK-në, thotë se për ndarjen e ministrive do të merret vesh me Isa Mustafën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se më 6 tetor, qytetarët kanë vendosur për ndryshim politik.

Ai tha se në bisedimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për harmonizim të programit qeverisës janë kryer 80 përqind e saj, teksa ka shtuar se për ndarjen e ministrive do të zhvillojë takim me Isa Mustafë, transmeton Telegrafi.


“Ne për këto gjëra kemi mundur të flasim para 6 tetorit, në fakt edhe para 6 shtatorit kur kemi dorëzuar listat si subjekte të veçanta, mirëpo ky është verdikti i popullit ai që ka përcaktuar shumë gjëra. Ajo çfarë ne kemi bërë në ndërkohë është një kulturë e re e formimit të Qeverisë para se ta kemi kulturën e re qeverisëse. Kemi diskutuar për temat, për çështjet. Kemi harmonizuar programin e përbashkët qeverisës dhe kjo është kryer mbi masën 80 përqind, dhe unë jam shumë i lumtur për këtë gjë. Ka ngelur edhe pjesa tjetër që është ndarja e përgjegjësive, funksioneve, pozitave, pra ministrive bashkë me kryetarin e LDK-së, ne natyrisht që edhe do të takohemi dhe do të merremi vesh, sepse populli na i ka përcaktuar dhe përkufizuar një gjë të të tillë”, ka thënë Kurti para mediave.

Kujtojmë se nga rezultatet përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 220 mijë e 811 vota apo 26,159%, LDK 206 mijë e 458 vota apo 23,458%./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori