LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni gjerman “Luftbrucke” dhuroi një autoambulancë për Malishevën

Fondacioni gjerman “Luftbrucke” dhuroi një autoambulancë për Malishevën

Fondacioni gjerman “Luftbrucke”, në ceremoninë e festimit të 30 vjetorit të themelimit të tij, që është mbajtur më 7 nëntor të këtij viti, për komunën e Malishevës ka dhuruar, një autoambulancë për nevojat e ofrimit të shërbimeve shëndetësore. Pronar të këtij fondacioni janë Rudofl Broer dhe Rudofl Rodenbroker, të cilët në ceremoninë e mbajtur në Gjermani, ja kanë dorëzuar donacionin kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, e kanë falënderuar fondacionin dhe përfaqësuesit e saj për këtë donacion të radhës, i cili ka rëndësi të madhe për ofrimin e shërbimeve të shpejta shëndetësore për Komunën e Malishevës.

“Ky nuk është donacioni i parë, pasi fondacioni “Luftbrucke” në vazhdimësi e ka përkrahur Malishevën, me donacioni konkrete, sidomos në fushën e shëndetësisë dhe për këtë, Komuna e Malishevës, ju është mirënjohëse përjetësisht”, ka thënë mes tjerash, kryetari Begaj, në fjalimin e tij, të mbajtur në ceremoninë e 30 vjetorit të këtij fondacioni.

Në këtë shënim, krahas përfaqësuesve të shumtë të fondacionit, ishte i pranishëm edhe një delegacion nga komuna e Malishevës, në përbërje, Ragip Begaj, kryetar i Komunës, pastaj drejtori për shëndetësi, Liridon Hoti, shefja e kabinetit të kryetarit, Blerta Krasniqi dhe zyrtari ligjor, Muharrem Morina.

Në këtë ceremoni, delegacioni nga Malisheva, është takuar edhe me përfaqësues të jetës shoqërore dhe politike të Gjermanisë, përfshi edhe Hartmut Schauerte, sekretar i ish kancelarit Helmut Kohl, dhe përfaqësues të biznesit gjerman, me të cilët ka biseduar për zhvillimin ekonomik dhe mundësitë e përkrahjes për Komunën e Malishevës.

Donacioni i dhuruar nga fondacioni “Luftbrucke”, do të vije në Malishevë, gjatë kësaj jave, pas kryerjes së procedurave për sjelljen e donacionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Kronika e Zezë
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Lajme
Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri

Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri

Lajme
Vdes në QKUK njëri nga të të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale

Vdes në QKUK njëri nga të të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale

Kronika e Zezë
Presidentja Osmani dhe ambasadori Britanik diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ushtarak

Presidentja Osmani dhe ambasadori Britanik diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ushtarak

Siguri
Dritan Goxhaj: Serbia i sheh shqiptarët si rrezik, po blen armë kudo - ne nuk po armatosemi njësoj si ta

Dritan Goxhaj: Serbia i sheh shqiptarët si rrezik, po blen armë kudo - ne nuk po armatosemi njësoj si ta

Lajme
Kalo në kategori