LAJMI I FUNDIT:

​Partitë e vogla shpallin paktin zgjedhor anti-Brexit

​Partitë e vogla shpallin paktin zgjedhor anti-Brexit

Tre parti të vogla politike britanike njoftuan sot një pakt zgjedhor në përpjekje për të siguruar më shumë anëtarë të parlamentit që mbështesin qëndrimin në Bashkimin Evropian.

Liberal-demokratët kundër Brexit-it, u bashkuan me Partinë e Gjelbër dhe partinë nacionaliste të Uellsit “Plaid Cymru”, në një marrëveshje bashkëpunimi për rreth 60 nga 650 vendet në parlament, në zgjedhjet e 12 dhjetorit, gjë që do të thotë se vetëm një kandidat nga tre partitë do të qëndrojë në secilën zonë elektorale.


“Jam i kënaqur që arritëm të publikojmë këtë marrëveshje për t’u siguruar që të marrim sa më shumë deputetë të jetë e mundur kundër largimit nga BE”, shkroi në Twitter kreu liberal-demokrat, Jo Swinson.

Partia e Gjelbër deklaroi se pakti do t’i japë mundësinë të kandidojë  për 10 vende në të gjithë Anglinë dhe Uellsin.

“Partia jonë do të vendosë të parin interesin kombëtar të Uellsit, duke lënë politikën e partisë mënjanë për të fituar sa më shumë deputetë të jetë e mundur nga partitë kundër Brexit-it”, deklaroi udhëheqësi i partisë Plaid Cymru, Adam Price./ATSH/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori