LAJMI I FUNDIT:

Mjetet e privatizimit të destinohen për zhvillim ekonomik

Mjetet e privatizimit të destinohen për zhvillim ekonomik

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në fondet e mirëbesimit ka grumbulluar mbi 842 milionë euro.

Ekspertët për çështje të ekonomisë thonë se me këto fonde është dhënë ideja e krijimit të një banke që do të ndihmonte zhvillimin e sektorit privat.


Agjencia Kosovare e Privatizimit ka transferuar në Buxhetin e Republikës së Kosovës mbi 326 milionë euro që janë destinuar për zhvillim ekonomik të vendit. Kështu i ka thënë Radio Kosovës, Ylli Kaloshi, zëdhënës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Ai ka thënë se totali i hyrjeve të gjithëmbarshme në fondet e mirëbesimit është mbi 842 milionë euro.

“Prej kësaj shume, për punëtorët e kualifikuar të ndërmarrjeve shoqërore janë shpërndarë deri më tani 130 milionë e 465 mijë e 303 euro nga pjesa e 20 për qind. Për kreditorët legjitimë të ndërmarrjeve shoqërore nga fondi i përgjithshëm është shpërndarë një shumë prej 26 milionë e 468 mijë e 967 euro. Kurse në Buxhetin e Kosovës janë transferuar 326 milionë e 719 mijë e 004 euro dhe sipas Ligjit të AKP-së, këto mjete transferohen në buxhetin e Kosovës si të dedikuara për investime kapitale për zhvillim ekonomik”, ka thënë Kaloshi.

Ekspertë për çështje ekonomike vazhdimisht kanë kërkuar kthimin e këtyre mjeteve në Kosovë dhe investimin e tyre në zhvillim të ekonomisë.

Sipas kryetarit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, paratë e grumbulluara nga procesi i privatizimit, mund të investohen në një bankë për zhvillim ekonomik që do të ndihmonte biznesin.

“Të krijohet një bankë e zhvillimit ekonomik që të ndihmojë bizneset por njëkohësisht këto mjete do të jenë më të sigurta se sa ku janë tani”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, me ardhjen e këtyre mjeteve dhe destinimin e tyre për zhvillim ekonomik, biznesi do të ketë kushte më të mira dhe kamata më të volitshme, por siç ka thënë ai, duhet të jetë vullneti i Kuvendit të Kosovës që të udhëzojë apo rekomandojë AKP-në lidhur me këtë çështje.

“Arsyetimi se është rrezik të investohet në Kosovë me këto fonde të procesit të privatizimit, është i paqëndrueshëm”, ka thënë Krasniqi.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, ka thënë se mjetet e alokuara në Buxhetin e Kosovës nga agjenci të ndryshme, duhet të dedikohen në mbështetje të sektorit privat dhe zhvillim ekonomik.

Sipas tij, do të ishte gabim i madh nëse investohet me këto mjete në infrastrukturë apo ndërtim të ndonjë objekti. Në fondet e mirëbesimit që administrohet nga AKP-ja aktualisht janë 267 milionë e 298 mijë e 622 euro. /RTK/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori