LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e gazetares në Maltë, dyshime se bomba u ble te grupet shqiptare të krimit

Vrasja e gazetares në Maltë, dyshime se bomba u ble te grupet shqiptare të krimit

Hetuesit në Maltë besojnë se dy nga “kriminelët më të rrezikshëm të Maltës” mund të kenë përdorur kontaktet e tyre në nëntokën shqiptare për të blerë një pjesë të bombës të përdorur për të vrarë gazetaren Daphne Caruana Galizia.

Dy burime të përfshira në hetim kanë thënë për The Sunday Times të Maltës se pjesë të pajisjes shpërthyese të përdorur për të vrarë gazetaren në tetor të 2017-së, ishin “thuajse identike” me atë të përdorur në një shpërthim të mëparshëm me bombë makine në shkurt 2017, ku mbeti i plagosur Romeo Bone.


Burimet thanë që pajisja e përdorur në sulmet ndaj Bones dhe Caruana Galizia ishin porositur nga dy vëllezër, të cilët njihen mirë në nëntokën kriminale maltese, Alfred dhe George Degiorgio.

Zbuloi skandalet e qeverisë, vritet me bombë në makinë gazetarja nga Malta (Foto)
Lexo po ashtu Zbuloi skandalet e qeverisë, vritet me bombë në makinë gazetarja nga Malta (Foto)

Ka informacione se vëllezërit kanë kontakte me krimin e organizuar në Shqipëri dhe policia po hulumton mundësinë se ky është burimi i makinës bombë.

Ishte një hetim italian që zbuloi shtrirjen e lidhjes së të dyshuarve me botën e krimit shqiptar.

Daphne Caruana Galizia, 53 vjeç, e cila hapi një blog ku denonconte rastet e korrupsionit në vend, u vra më 16 tetor 2017 nga një shpërthim me eksploziv në makinë. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori