LAJMI I FUNDIT:

Zbuloi skandalet e qeverisë, vritet me bombë në makinë gazetarja nga Malta (Foto)

Zbuloi skandalet e qeverisë, vritet me bombë në makinë gazetarja nga Malta (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maltën. Një gazetare investigative që akuzonte qeverinë për korrupsion ka humbur jetën pas një atentati me bombë. Ende nuk dihet se kush qëndron pas kësaj ngjarje.

Një gazetare në Maltë, 53 – vjeçarja Daphne Caruana Galizia, ka humbur jetën pas shpërthimit të makinës me të cilën po udhëtonte.


Nuk është e qartë se çfarë mund të ketë shkaktuar shpërthimin, por gazetarja e kronikës kishte marrë së fundmi kërcënime për vdekje saqë kishte bërë dhe denoncime për këto raste disa ditë më parë.

Galisia kishte marrë pjesë në investigimet për skandalet financiare si “Panama Papers” dhe “Malta Files”.

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, përcjell ABCnews, policia ka identifikuar mjetin e 53-vjeçares pasditen e së hënës.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë ka nxjerrë makinën jashtë rrugës. Gjithashtu edhe trupi i viktimës është gjetur jashtë mjetit që po udhëtonte. Ngjarja ka ndodhur jo shumë larg banesës së gazetares.

Galisia ishte reportere e specializuar në gazetarinë investigative dhe njihej për akuzat e saj për korrupsion kundër kryeministrit të Maltës, Jozef Muskat.

Sipas 53-vjeçares, pas kompanisë së karburantit “Egrant”, e cila u përfshi në skandalin e “Panama Papers”, qëndron bashkëshortja e kreut të qeverisë.

Ndërkohë, autoritetet nuk bëjnë me dije se kush mund të qëndrojë prapa këtij atentati. Ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

Vrasja e gazetares ka ngjallur polemika brenda dhe jashtë vendit.

“Të gjithë e dinë që Galisia ishte shumë kritikuese ndaj meje, por asnjë nuk mund ta justifikojë këtë akt barbar”, shkruan kryeministri i Maltës në një mesazh në Twitter. Ndërsa më tej shton: “Ky është një sulm i sëmurë ndaj një qytetari dhe lirisë së shprehjes”. Gjithashtu edhe president i Maltës ka shprehur ngushëllimet për bashkëshortin dhe vajzën e viktimës.

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori