LAJMI I FUNDIT:

Ajri i ndotur paralizon Nju Delhin, shpërndahen miliona maska

Ajri i ndotur paralizon Nju Delhin, shpërndahen miliona maska

Pesë milionë maska u shpërndanë në shkollat e kryeqytetit të Indisë, Nju Delhi, pasi ajri i ndotur i detyroi autoritetet të shpallin emergjencë shëndetësore publike.

Një panel, i mandatuar nga Gjykata Supreme, vendosi disa kufizime në qytet dhe dy shtete fqinje, pasi cilësia e ajrit u përkeqësua në nivel “të rëndë”.


Nivelet e grimcave të rrezikshme në ajër thuhet të jenë 20 herë më të larta se maksimumi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shkollat e Nju Delhit u mbyllën së paku deri të martën.

Të gjitha ndërtimet u ndërprenë për një javë, ndërsa qitja e fishekzjarrëve u ndalua.

Nga e hëna u tha se qyteti do të prezantojë një skemë të përkohshme edhe për kufizimin e qarkullimit të makinave.

Kryetari i Nju Delhit, Arvind Kejriwal, tha se qyteti është shndërruar në një “dhomë gazi”.

Një nga arsyet kryesore për cilësinë e dobët të ajrit çdo vit në nëntor dhe dhjetor është se fermerët në shtetet fqinje, Punxhab dhe Harjana, djegin të korra për të pastruar fushat e tyre.

Arsyet e tjera përfshijnë pluhurin nga ndërtimet dhe emetimet e fabrikave dhe makinave.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori