Në tremujorin e tretë të vitit 2019 janë regjistruar 2,379 ndërmarrje, krahasuar me tremujorin paraprak ka një rënie për 10.4 për qind, ndërsa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak ka një rritje për 6.29 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara.
Kështu thuhet në raportin “Repertori Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike, tremujori i tretë 2019” të prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Sipas ASK-së, aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, dhe motoçikletave me 572 ndërmarrje të regjistruara ose 24.04 për qind, prodhimi me 294 ndërmarrje të regjistruar ose 12.35 për qind, akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 275 ndërmarrje të regjistruara ose 11.55 për qind, ndërtimtaria me 245 ndërmarrje të regjistruara ose 10.29 për qind dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 197 ndërmarrje të regjistruara ose 8.28 për qind.
“Për sa u përket ndërmarrjeve me numrin e të punësuarve, në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 287 ndërmarrje të regjistruara apo 96.1 për qind, me 5 deri 9 të punësuar janë 51 ndërmarrje të regjistruara ose 2.1 për qind, 10 deri në 19 të punësuar janë 26 ndërmarrje të regjistruar apo 1.1 për qind, me 20 deri 249 të punësuar janë 14 ndërmarrje të regjistruara ose 0.6 për qind dhe në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar është një ndërmarrje të regjistruar gjatë këtij tremujori”, thuhet në raportin e ASK-së, përcjell Telegrafi.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron Komuna e Prishtinës me 740 ndërmarrje të regjistruara apo 29.3 për qind, Ferizaj me 177 ndërmarrje të regjistruara ose 7.4 për qind, Prizreni me 175 ndërmarrje të regjistruara apo 7.4 për qind, Gjilani me 156 ndërmarrje të regjistruara dhe Peja me 127 ndërmarrje të regjistruara apo 5.3 për qind, secila prej tyre dhe Mitrovica me 122 ndërmarrje të regjistruara me 5.1 për qind, ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë