LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet strategjia për armë të vogla dhe të lehta

Prezantohet strategjia për armë të vogla dhe të lehta

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt prezantimi i  Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Armët e Vogla dhe të Lehta(AVL), për zbatimin e udhërrëfyesit, duke përfshirë prioritetet kryesore.

Konferencën e hapi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, njëherit Koordinator Nacional për AVL, i cili tha se në takimin e dytë lokal koordinues,  Kosova është e përkushtuar në Podgoricë dhe Londër për të miratuar këtë udhërrëfyes, gjithashtu është e përkushtuar dhe shumë serioze që ta implementojë në përpikëri edhe në mënyrën sa më të mirë të mundshme.


“Ministria e Punëve të Brendshme në përkrahje nga UNDP ka implementuar me sukses fushatën për legalizimin e armëve, e cila filloi më 17 dhjetor 2018 dhe ka përfunduar me 17 Shtator 2019. Që nga fillimi i fushatës e deri në ditën e përfundimit të saj gjithsej kemi pranuar rreth 2,000 kërkesa për legalizime, 11 kërkesa për çaktivizim, si dhe 2 kërkesa për shkatërrim të armëve të zjarrit”, tha Zeka.

Zëvendësministri Zeka gjithashtu tha se po punohet për harmonizimin e ligjeve përkatëse me direktiva të BE-së të vitit 2017 dhe me rregulloret përkatëse.

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel vlerësoi punën që po bëhet në këtë drejtim dhe gjithashtu ka konfirmuar përkrahjen e shtetit Francez për këtë iniciativë.

“Më lejoni të ju siguroj që shteti i Francës do të vazhdojë të ju ofroj mbështetje në implementimin e planit tuaj dhe shpresoj që së bashku do të arrijmë suksese gjatë këtij procesi për një mjedis të sigurt për të gjithë”,tha Butel.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte që të rishikohet statusi i zbatimit të Udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të Vogla dhe të Lehta dhe të municioneve në Ballkanin perëndimor, të zhvilluar deri në vitin 2024, si pjesë e nismës franko-gjermane dhe planin e miratuar në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori