LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja e re amerikane në Shqipëri, flet për Kosovën: Ndryshimi i kufijve nuk është i dobishëm

Ambasadorja e re amerikane në Shqipëri, flet për Kosovën: Ndryshimi i kufijve nuk është i dobishëm

Yuri Kim, e emëruar si ambasadore e SHBA në Shqipëri, foli të martën pasdite në Uashington përpara Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme në një seancë për konfirmimin e saj.

Në deklaratën përpara senatorëve, Yuri Kim u fokusua në tre pika kryesore sa i përket objektivave të saj si ambasadore në Tiranë.


Fillimisht, tha Kim, do të inkurajoj Shqipërinë të vijojë me kursin e qëndrueshëm për të arritur në 2% të investimeve të mbrojtjes deri në vitin 2024, që kështu Shqipëria të jetë edhe më e fuqishme dhe e aftë si aleate.

Yuri Kim theksoi si pikë të dytë zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

“Së dyti, do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjehërshëm, unë do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh Kim.

Së treti, tha Kim, do të punoj për të promovuar eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet.

Në hyrje të fjalimit të saj, kandidatja për ambasadore vlerësoi simpatinë dhe besnikërinë që shqiptarët kanë shfaqur ndaj SHBA-së.

“Shumë pak miq e kanë përqafuar më ngrohtë Shqipërinë – sondazhe pas sondazhe tregojnë se mbështetja e shqiptarëve për SHBA-në mbetet më e larta në botë. Shumë pak miq kanë qenë më besnikë – trupat shqiptarë kanë qenë në anën tonë në Afganistan, Kosovë, Bsonje dhe krahun lindor të NATO-s. Dhe pak partnerë janë kaq të gatshëm për të bërë më shumë me SHBA-në. Ne kemi miq të fuqishëm dhe besnikë në Shqipëri, dhe është e domosdoshme që ne mbajmë pranë miq si Shqipëria, veçanërisht përballë sfidave strategjike ndaj interesave, vlerave dhe institucioneve të përbashkëta”, u shpreh Kim.

Gjatë seancës në Komisionin për Politikën e Jashtme, Kim theksoi se Kina përbën problem në Shqipëri për shkak të investimeve dhe komplikimeve politike që ato mund të sjellin.

Yuri Kim u pyet nga senatorët edhe për muxhahedinët që jetojnë në Shqipëri.

“Kemi punuar shumë afër me Qeveritë shqiptare, janë 3 mijë persona që jetojnë në periferi të kryeqytetit. Synimi ynë numër një është që ata të jenë të sigurtë, por edhe të integrohen në Shqipëri, si dhe të jenë qytetarë produktivë”, tha kandidatja për ambasadore.

Senatorja Jeanne Shaheen e pyeti Kim për deklaratat e Albin Kurtit, kandidatit për kryeministër, për një integrim edhe më të madh midis Kosovës dhe Shqipërisë, çka ka shkaktuar shqetësime te Serbia sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën.

“Nuk ka dyshim që SHBA mund të luajë një rol të madh në zgjidhjen e kësaj çështje. SHBA ka bërë investime të madha në rajon duke sjellë paqe dhe po punon me shtetet që të qëndrojnë të pavarura, në paqe dhe të punojnë si skuadër”, tha Kim.

“Ndryshimi i kufijve nuk është i dobishëm. Ne nuk kemi një përfaqësues, por dy të tillë për këtë çështje dhe mendoj se nuk ka asnjë dyshim se kjo Administratë po punon për zgjidhjen e çështjes”, tha Kim.

Yuri Kim përsëriti disa herë se synimi i punës së saj si ambasadore në Tiranë do të jetë forcimi i institucioneve dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që Shqipëria të përmbushë kërkesat për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian./TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori