LAJMI I FUNDIT:

Spektakël në Chase Center, Clippers mposhtin edhe Warriorsat për startin perfekt në NBA

Spektakël në Chase Center, Clippers mposhtin edhe Warriorsat për startin perfekt në NBA
Kawhi Leonard. (Photo by Ezra Shaw/Getty Images)

Los Angeles Clippers ka marrë fitoren e dytë këtë edicion në NBA.

Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar në udhëtim te Golden State Warriors me rezultat të thellë 122:141.


Warriors debutuan në palestrën Chase Center, por pa arritur t’i bëjnë ballë lojës ofensive të Clippers.

Shtatë basketbollist të mysafirëve arritën pikë dyshifrore përballë Warriors.

Lou Williams me 22 pikë ishte më efikasi në këtë sfidë, derisa shtoi edhe tre kërcime e tetë asistime

Paraqitje fantastike pati edhe Kawhi Leonard me 21 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime.

Tek vendasit më efikasit ishin dyshja Curry – Russell me 23 pikë, respektivisht 20, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndërkohë ndeshje shumë interesante është zhvilluar Toyota Center të Houstonit, ku Rockets kanë pësuar humbje nga Milwaukee Bucks me gjashtë pikë diferencë 111:117.

Russell Westbrook ishte më efikasi te vendasit me 24 pikë, 16 kërcime e shtatë asistime, ndërsa James Harden e përfundoi ndeshjen me ‘Double-double’ prej 19 pikëve e 14 asistimeve.

Tek skuadra fituese më efikasi ishte MVP i vitit të kaluar Giannis Antetokounmpo me ‘Triple-double’.

Reprezentuesi grek shënoi 30 pikê pati 13 kërcime e 11 asistime.

Ndërkohë basketbollisti i dytë më efikas tek Bucks ishte Wesley Mathews me 14 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori