LAJMI I FUNDIT:

Xhaka i kundërpërgjigjet Evras: Disa njerëz vazhdojnë të flasin gjepura

Xhaka i kundërpërgjigjet Evras: Disa njerëz vazhdojnë të flasin gjepura

Granit Xhaka është shprehur i frustruar me paraqitjen e bashkëlojtarëve në humbjen 1-0 të Arsenalit ndaj Sheffield United në mbrëmjen e kaluar.

Kapiteni i Gunners madje i është kundërpërgjigjur Patrice Evras që ka thënë se lojtarët e skuadrës londineze janë si foshnje.

Xhaka ka thënë se disa njerëz vazhdojnë të flasin gjepura dhe nuk ia kanë idenë se çfarë thonë.

Sheffield United vs Arsenal (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Ne duhet të ndalojë se foluri gjepura dhe mos të komentojnë pjesën mentale të ndeshjes”, ka thënë mesfushori i Arsenalit pas ndeshjes.

Evra: Lojtarët e Arsenalit kanë qenë dhe janë foshnje
Lexo po ashtu Evra: Lojtarët e Arsenalit kanë qenë dhe janë foshnje

“Më vjen keq ta them, por kjo nuk ka rëndësi nëse ju luan jashtë apo brenda – ju duhet të fitoni dhe të tregoni karakter fitues”, ka shtuar më tej Xhaka.

Evra ka thënë se ai i kishte quajtur lojtarët e Arsenalit para dhjetë vitesh foshnje dhe mendon se edhe tani janë të tillë. /Telegrafi/