LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një mashkull në Ferizaj, organizonte lojëra të fatit në mënyrë të paligjshme

Arrestohet një mashkull në Ferizaj, organizonte lojëra të fatit në mënyrë të paligjshme
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në rrugën “Imer Halili” në Ferizaj me datë 20.10.2019, në orën 00:30, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte organizuar lojëra të fatit në mënyrë të paligjshme në lokalin e tij.

Sipas raportit policor në vendin e ngjarjes si provë materiale janë konfiskuar disa materiale për të luajtur bixhoz.


Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/