Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka lëshuar një njoftim sot (e premte) në lidhje me biletat e ndeshjes që Kosova e luan në udhëtim te Çekia.
Dardanët do të luajnë në udhëtim te Çekia ndeshjen e ardhshme eliminatore të vlefshme për grupin A për Euro 2020.
Interesimi edhe për këtë ndeshje është shumë i madh dhe FFK ka njoftuar për të gjitha detajet rreth këtij takimi.
Njoftim lidhur me biletat e ndeshjes Çeki – Kosovë:
Duke kuptuar interesimin e jashtëzakonshëm të publikut dhe tifozëve për ta mbështetur Kombëtaren e Kosovës në sfidën më të rëndësishme deri tani, atë kundër Republikës Çeke, Federata e Futbollit e Kosovës me keqardhje të thellë është e detyruar t’u bëjë thirrje tifozëve që të mos bëjnë rezervime për fluturime dhe hotele, për shkak të numrit jashtëzakonisht të vogël të biletave që FFK-ja ka në dispozicion për këtë ndeshje.
Në bazë të nevojave, biletat që janë në dispozicionin tonë, do t’u akordohen grupimit të tifozëve “Dardanët”, kurse pastaj në bazë të obligimeve kontraktuale që ka, FFK-ja do të ndajë bileta për sponsorët, bashkëpunëtorët, institucionet si dhe në fund familjarët e futbollistëve.
Ne e çmojmë jashtëzakonisht shumë përkrahjen e pa-rezervë që marrim nga publiku në rrugëtimin drejtë ëndrrës për kualifikim dhe u jemi shumë mirënjohës të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mërgimtarëve që janë në gjendje të bëjnë shpenzime të pabesueshme vetëm për të qenë krah futbollistëve në këtë ndeshje, por në situatën në të cilën jemi, e kemi të pamundur të sigurojmë bileta për takimin që zhvillohet në Plzen.
Stadiumi ku zhvillohet ndeshja ka kapacitet të ultë dhe përkundër insistimit tonë, Federata Çeke e Futbollit ka refuzuar të ndaj numër pak më të madh biletash për sektorin e shikuesve mysafirë.
Ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë është e paraparë të zhvillohet më 14 nëntor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
Red Bull do ta blejë një klub tjetër pak orë pasi konfirmuan Jurgen Kloppin
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Rudiger emëron lojtarin më të nënvlerësuar në histori të futbollit
Arsenal do t'i ndryshojë protokollet para dhe pas ndeshjes shkaku i Conor McGregor
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand