LAJMI I FUNDIT:

Gjobë dhe deri në pesë vite burg për komisionerët që kanë keqpërdorur votat

Gjobë dhe deri në pesë vite burg për komisionerët që kanë keqpërdorur votat
Foto: Arkiv

Fakti se në rinumërim kanë shkuar më shumë se 800 vendvotime, sipas shoqërisë civile kemi të bëjmë me keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e komisionerëve. E dënimi në rast se konstatohet një gjë e tillë, është gjobë dhe burgim deri në 5 vite.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, gjatë një interviste tha se puna e pistë e komisionerëve, ka bërë që të shkoj në rinumërim ky numër i madh i vendvotimeve.


Se bëhet fjalë për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procesin e zgjedhjeve thotë edhe Arton Demhasaj njohës i ligjit, ndërsa ky i fundit duke u bazuar në kodin penal, thotë se në rast se një gjë e tillë konstatohet nga prokuroria, atëherë komisionerët do të përballen me gjobë dhe 5 vite burgim.

“Potencialisht kryerësit e veprës penale me keqpërdorimin e votave mund të dënohen me gjobë apo me nga 1 deri në 5 vite burg. Është e palogjikshme që të ketë kaq shumë gabime teknike në rreth 800 vendvotime”, tha për RTV Dukagjinin, Arton Demhasaj.

Fakti se do të rinumërohen kaq shumë vendvotime tregon se mund të ketë pasur edhe keqpërdorim nga ana e komisionerëve. E një gjë e tillë sipas Eugen Cakollit nga KDI, ka zbehur besimin e qytetarëve në zgjedhje.

“Fakti që një numër kaq i madh i vendvotimeve do të rinumërohen, nënkupton që ka rënë për një masë të caktuar edhe niveli i besimit të qytetarëve ndaj procesit zgjedhor në përgjithësi që në fillim ishte vlerësuar si transparent dhe mirë i organizuar. Në anën tjetër është mirë që subjektet politike të kuptojnë rezultatin zgjedhor në mënyrë që të mos ankohen në të ardhmen”, deklaroi Eugen Cakolli.

Fillimisht në rinumërim shkuan 314 vendvotime, ndërsa tashmë do të rinumërohen edhe 530 të tjera.

Gjatë ditës kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, po ashtu i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që të jenë prezentë gjatë rinumërimit të votave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori