LAJMI I FUNDIT:

Mane flet për jetën e tij: Pse duhet t’i kem 10 Ferrari, çfarë më ndihmon kjo mua dhe botës? – me atë që fitoj dua t’i ndihmoj njerëzit

Mane flet për jetën e tij: Pse duhet t’i kem 10 Ferrari, çfarë më ndihmon kjo mua dhe botës? – me atë që fitoj dua t’i ndihmoj njerëzit
Sadio Mane (Foto: Matthew Lewis/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi senegalez i Liverpoolit, Sadio Mane ka folur për jetën e tij, ku ka thënë se ai nuk ka nevojë për luks për të qenë të lumtur dhe se jep shumë për bamirësi.

Mane është njëri na lojtarët më të mirë në botë momentalisht dhe domosdoshmërish fiton shumë nga paga e tij dhe reklamat.


Megjithatë, ylli i Reds ka treguar se nuk i pëlqen të bëjë jetë luksoze pasi ka pasur një fëmijëri në varfëri dhe pëlqen t’i ndihmoj njerëzit për t’i bërë të lumtur.

Thiago Silva i mahnitur nga Mane: E meriton të jetë pretendent për Topin e Artë
Lexo po ashtu Thiago Silva i mahnitur nga Mane: E meriton të jetë pretendent për Topin e Artë

“Pse duhet të kem 10 makina Ferrari, 20 ora dore me diamante ose dy aeroplanë privatë? Çfarë do të bëjnë këto objekte për mua dhe botën?!”, ka thënë fillimisht Mane për mediumin ganez nsemwha.com.

“E di se çfarë do të thotë të jesh i uritur. Kam punuar nëpër fusha, kam kaluar luftën, kam luajtur zbathur dhe në shkollë nuk shkoja sepse nuk kisha para as për gjërat bazike”.

“Sot, me atë që fitoj falë futbollit, ndihmoj njerëzit e mi, popullin tim me aq sa mundem”.

Mane njihet edhe si besimtar i devotshëm

“Kam ndërtuar shkolla, spitale por edhe një stadium, që të mos luajnë në rrugë. Shpërndaj rroba, këpucë dhe ushqim për njerëzit që janë në varfëri ekstreme. Përveç kësaj, unë jap 70 euro në muaj për të gjithë njerëzit në një rajon shumë të varfër të Senegalit i cili kontribuon në ekonominë e tyre familjare”.

Mane lë anash pushimet luksoze, vendos ta vizitojë ndërtimin e shkollës që po e financon në fshatin e tij të lindjes
Lexo po ashtu Mane lë anash pushimet luksoze, vendos ta vizitojë ndërtimin e shkollës që po e financon në fshatin e tij të lindjes

“Nuk kam nevojë për të shfaqur makina luksoze, shtëpi luksoze, udhëtime dhe madje aeroplanë. Unë preferoj që njerëzit e mi të marrin pak nga ato që jeta më ka dhënë”, përfundoi ylli i Liverpoolit.

Ndryshe, Mane para pak kohësh ka financuar ndërtimin e një shkolle në Bambali, ku puna për shkollën e re filloi para verës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori