LAJMI I FUNDIT:

Thiago Silva i mahnitur nga Mane: E meriton të jetë pretendent për Topin e Artë

Thiago Silva i mahnitur nga Mane: E meriton të jetë pretendent për Topin e Artë

Kapiteni i Paris Saint-Germain, Thiago Silva ka thënë se ylli i Liverpoolit, Sadio Mane meriton të përmendet në mesin e pretendentëve për Topin e Artë.

Të enjten, Brazili dhe Senegal luajtën barazim 1-1 në një miqësore luksi të organizuar nga të dy kombëtaret.


Pas këtij takimi, Thiago Silva ka mbetur i mahnitur nga cilësitë dhe aftësitë e sulmuesit Mane.

Sadio Mane hyn në histori të Ligës Premier
Lexo po ashtu Sadio Mane hyn në histori të Ligës Premier

“Sadio Mane është një lojtar i klasit botëror. Ai është pothuajse i perfekt”, ka thënë fillimisht Silva për Maxifoot.

“Ai lëviz shumë shpejt, kontrollon mirë topin dhe është shumë inteligjent në lëvizjet e tij”.

Fabregas e cilëson Sadio Manen si njërin nga tre lojtarët më të mirë në botë
Lexo po ashtu Fabregas e cilëson Sadio Manen si njërin nga tre lojtarët më të mirë në botë

“Me atë që ai ka arritur këtë vit, unë mendoj se ai meriton të jetë në diskutimin për Topin e Artë”, përfundoi kapiteni i PSG-së.

Ndryshe, për sulmuesin senegalez fjalë të mëdha ka folur edhe spanjoll Cesc Fabregas.  /Telegrafi/