LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna armësh në Prishtinë, sulmi ndodhi nga rruga në drejtim të një lokali – policia jep detajet

Të shtëna armësh në Prishtinë, sulmi ndodhi nga rruga në drejtim të një lokali – policia jep detajet
Foto: Ilustrim

Sonte në ora 20:28 është raportuar se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka pas gjuajtje me armë.

Këtë për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Siç ka thënë ai, në lokacionin e përmendur ka dalë menjëherë Policia e Kosovës dhe ka kontaktuar ankuesit.


“Të njëjtit kanë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtë, tanimë të njohur edhe për Policinë”, ka bërë të ditur Hoxha.

Siç ka bërë të ditur tutje ai, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, përderisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.

“Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë tutje Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Lajme
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
E martuar me mblesëri, bëhet nënë 14-vjeçarja në Korçë – arrestohet partneri i saj

E martuar me mblesëri, bëhet nënë 14-vjeçarja në Korçë – arrestohet partneri i saj

Lajme
Ibrahimi nga AKK: Për dy vjet ka rreth 13 mijë nxënës më pak në Kosovë

Ibrahimi nga AKK: Për dy vjet ka rreth 13 mijë nxënës më pak në Kosovë

Lajme
Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Lajme
Ramajli: Lufta e lavdishme e UÇK-së dëshmoi se ne delegatët, kishim të drejtë

Ramajli: Lufta e lavdishme e UÇK-së dëshmoi se ne delegatët, kishim të drejtë

Lajme
Kalo në kategori