LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci, për arrestimin e drejtorit në Drenas: Kam iniciuar rastin për të hequr dyshimet

Lladrovci, për arrestimin e drejtorit në Drenas: Kam iniciuar rastin për të hequr dyshimet

Policia e Kosovës, njësiti i krimeve ekonomike, ka arrestuar sot Idriz Hysenajn- drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Drenasit, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.


Lladrovci në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar  se që nga marrja e mandatit të kryetarit të kësaj komune është zotuar se zbatimi i ligjit do të jetë prioritet i tij dhe se pas prinit të shqetësimeve për shfrytëzim të paautorizuar të pronave komunale, ka iniciuar rastin pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë.

LLadrovci tha se edhe për rastin e Hysenaj-t, do të marr vendim konform legjislacionit në fuqi, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e tij.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Pas njoftimit se sot, Drejtori i Infrastrukturës Lokale në Komunën e Drenasit, është arrestuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ju informoj si në vijim:

Që nga marrja e mandatit të Kryetarit të Komunës së Drenasit, jam zotuar se zbatimi i ligjit do të jetë prioritet imi.

Pas pranimit të shqetësimeve për shfrytëzim të pa autorizuar të pronave komunale, rrjedhimisht të banesave pronë të komunës, për të hequr dyshimet, kam iniciuar rastin pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

Ky inicim i rastit që kam adresuar është në mesin e shumë rasteve të tjera, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e kurrkujt.

Edhe për rastin e z. Idriz Hysenaj, pas pranimit të informacionit zyrtar për dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do te marr vendim konform legjislacionit në fuqi, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e tij.

Po ashtu, ju siguroj qytetarë të nderuar se zbatimi i ligjit do të vazhdojë të jetë prioriteti im kryesor.

Ndryshe në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se ‘njësitë relevante për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit në rajonin e Prishtinës, me autorizim edhe të Prokurorisë kompetente, bazuar në informacionet e pranuara për keqpërdorime të mundshme në komunën e Drenasit, pas hetimeve disa mujore ka ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore dhe ka rezultuar se, i dyshuari me iniciale I.H. (Idriz Hysenaj vj.) drejtor i Infrastrukturës në komunën e Drenasit, për interesa personale dhe të kompanisë së tij (kompani për ndertimin e objekteve banesore) ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar’./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori