LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria me procedurë parahetimore për “Haraçi II”

Prokuroria me procedurë parahetimore për “Haraçi II”
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Publike ka filluar një procedurë parahetimore për ratin “Haraçi II”.

Kjo vjen pasi Vera Ivanova ngriti kallëzime penale kundër drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Den Donçev dhe Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe. Ankesa ishte ngritur edhe kundër një personi tjetër.


Në raport thuhet se ata së bashku ndërmorën veprime që i dëmtuan asaj si dhe Buxhetin e Republikës së Maqedonisë në përpjekje për të ndaluar hyrjen e investimeve të huaja në Maqedoni me vlerë prej 11.5 milion euro.

Kujtojmë se lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski kishte theksuar se ata do të publikojnë në opinion dokumentacionin që ata kanë për rastin nëse prokuroria vepron në mënyrë jo transparente./Telegrafi/