Pas Mario Mandzukic të Juventusit, tani është raportuar se Manchester Unitedi po shikon edhe sulmuesin e Milanit, Krzysztof Piatek, për në afatin e janarit.
Historia duket se ka filluar në mediumin Daily Telegraph dhe po përhapet me shpejtësi në Itali dhe Angli.
Reprezentuesi i Polonisë, Piatek është vetëm 24 vjeç dhe bëri një fillim mahnitës në Serie A me Genoan, duke shënuar 19 gola në 21 ndeshje midis Serisë A dhe Coppa Italia.
Kjo formë i fitoi atij një transferim prej 35 milionë euro te Milani pas vetëm gjashtë muajsh dhe shënimi i golave vazhdoi deri në një shkallë, duke e gjetur rrjetën 11 herë në 21 ndeshje.
Sidoqoftë, këtë sezon ai ka luftuar për të gjetur golin, duke shënuar dy penallti në shtatë ndeshje të Serie A dhe duke i humbur disa shanse të pastra.
Çështja kryesore duket se është roli i tij si një sulmues i pastër, ndërsa trajneri Marco Giampaolo donte një sulmues i cili bashkëpunon më shumë me ekipin në lojën ndërtuese.
Giampaolo u pushua nga puna pas vetëm shtatë ndeshjeve dhe Stefano Pioli u soll si zëvendësim i tij, por është e mundur që Milani do të dëshirojë të fitojë para nga Piatek në janar.
Milani synon t’i fitojë 40-50 milionë euro nga polaku dhe ta bëjë talentin Rafael Leao zgjedhjen e parë të qendrës së sulmit të tyre.
Manchester United po shikon gjithnjë e më shumë në Serie A për përforcime, pasi tashmë raportohet të ketë një marrëveshje me Mandzukic, edhe pse Juventusi dëshiron 10 milionë euro për të shitur reprezentuesin e Kroacisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKarim Benzema kthehet në Real Madrid
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit