LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që ndodhi në sulmin e djeshëm në Gjermani, publikohen detajet dhe pamjet e reja

Gjithçka që ndodhi në sulmin e djeshëm në Gjermani, publikohen detajet dhe pamjet e reja

Dy persona mbetën të vrarë në sulmin e djeshëm që ndodhi në qytetin gjerman Halle. Sulmuesi i identifikuar si Stefan B (në gjuhën gjerman Stefan Balit, 27-vjeç, siç raporton Bild), kishte shtënë para një sinagoge në atë qytet, duke qëlluar një grua dhe pak metra më larg edhe një burrë.

Megjithatë pas intervenimit të forcave të shumta të policisë, është arrestuar sulmuesi i cili ka mundur të qëllojë mbi 70 besimtarë hebrenj që ishin brenda sinagogës, transmeton Telegrafi.


Sulmuesi ishte veshur me rroba të ushtrisë kishte edhe antiplumb dhe planifikonte të mbytë 70 besimtarët që ishin brenda sinagogës, por pasi që planet nuk i shkuan siç i kishte menduar, qëlloi dy persona në rrugë.

Ai kishte planifikuar në detaje sulmin, e cak i tij ishte sinagoga në Paulusvirtel në Halle, në të cilën kryejnë ritet fetare hebrenjtë. I armatosur me pushkë, ishte nisur në sulm të cilin e transmetoi live me kamerën GoPro që e kishte vendosur në helmetë.

Me të mbërritur në vendin e planifikuar filloi të transmetoj live gjithçka, derisa zyrtarët gjermanë kanë konfirmuar se sulmuesi ka qenë i motivuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë.

Ai fillimisht kishte hedhur një mjet shpërthyes në varrezat e hebrenjve që për fat të mirë nuk kishte shpërthyer, ku më pas i është drejtuar sinagogës, duke tentuar të futet brenda dhe të shtie mbi masën që ishte aty.

E besimtarët që në ato momente ishin brenda mbyllën dyert e sinagogës, e përmes kamerave të sigurisë po vëzhgonin se si sulmuesi po mundohej të futej brenda.

Për fat të mirë dyert i kishin rezistuar forcë së tij, e i dyshuari nga inati qëlloi gruan që në ato momente ishte në hyrje të varrezave. Më pas është rikthyer në veturë duke shkuar deri në afërsi të një qebaptore.

Aty kishte qëlluar një burrë dhe ishte larguar duke e parë se nuk i shkrepte më pushka. Por, pas intervenimit të shpejtë të policisë është detyruar të tentoj të arratiset. Pas më shumë se 30 minutave ka mbërritur në Landsberg, ku ka tentuar ta vjedh një veturë tjetër, duke ia drejtuar revolen një burrë që i është kundërvënë.

Megjithatë ai arriti ta vjedh një taksi të parkuar me të cilin tentoi të dalë në autostradë, por për shkak të vozitjes së pakontrolluar është përplasur me një kamion. Aty policia e arrestoi.  /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori