LAJMI I FUNDIT:

Basha: Qeveria nuk ka plotësuar kriteret për negociatat

Basha: Qeveria nuk ka plotësuar kriteret për negociatat

Pas takimit që zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, kryeopozitari Lulzim Basha theksoi se Qeveria e drejtuar nga Edi Rama nuk ka plotësuar kriteret kryesore të hapjes së negociatave.

“Ndamë së bashku shqetësimin për qëndrimin e shumë faktorëve evropianë në raport me mosbesimin që ka krijuar qeveria shqiptare duke mos plotësuar kriteret kryesore të hapjes së negociatave. I sigurova që opozita është vendosur të japë kontributin për të tejkaluar këtë krizë politike dhe problemet kryesore të shkaktuara nga kjo krizë dhe nga kjo qeveri, që janë pengesa kryesore për hapjen e negociatave”, tha Basha.

Kreu i PD-së theksoi se dështimi për katër herë për hapjen e negociatave është përgjegjësi vetëm e kryeministrit Rama.


Sipas Bashës, Rama ka zgjedhur tani rrugën e sulmeve ndaj BE-së dhe opozitës shqiptare.

“Rruga që ka zgjedhur Edi Rama është rruga e gabuar në këtë javë që ka mbetur për marrjen e një vendimi të rëndësishëm për vendin tonë. Është rruga e njohur e sulmeve ndaj BE, ndaj qeverive evropiane, e sulmeve ndaj opozitës, medias dhe madje edhe ndaj qytetarëve, për të hequr përgjegjësinë nga i vetmi përgjegjës për këtë situatë. Dështimi për herë të katërt ka vetëm një emër: Edi Rama. Ai po tregon se është pengesa e vetme për të kaluar këtë krizë”, tha Basha.

Sa i përket krizës politike, Basha tha se opozita e vendosur të bëjë gjithçka që Shqipëria të mos mbetet peng i korrupsionit.

“Përmes zgjidhjes krizës politike t’i japim shqiptarëve atë që meritojnë,“ u shpreh ai. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori