LAJMI I FUNDIT:

Shkodran Mustafi ka mbajtur më shumë portën e paprekur me Arsenalin sesa Van Dijk dhe Maguire me ekipet e tyre

Shkodran Mustafi ka mbajtur më shumë portën e paprekur me Arsenalin sesa Van Dijk dhe Maguire me ekipet e tyre

Shkodran Mustafi, mbrojtësi shqiptar i Arsenalit e ka mbajtur më shumë portën e paprekuar këtë sezon sesa Virgil van Dijk i Liverpoolit dhe Harry Maguire i Manchester Unitedit.

Mbrojtësi shqiptar ka tre ndeshje për Arsenalin këtë sezon në të gjitha garat, dhe në të tre këto ndeshje, klubi londinez nuk ka pranuar gol.


Ai e ‘mbylli’ portën ndaj Nottingham Forest në Kupën EFL, ndaj Eintracht Frankfurt si dhe Standard Liege në Ligën e Evropës.

Mustafi i lumtur me fitoren e Arsenalit: Paraqitja e madhe pa pranuar gol
Lexo po ashtu Mustafi i lumtur me fitoren e Arsenalit: Paraqitja e madhe pa pranuar gol

Në anën tjetër, rivalët e tij, Van Dijk dhe Maguire kanë mbajtur portën e paprekur me ekipet e tyre vetëm në dy raste këtë sezon në të gjitha garat.

Mustafi është kritikuar shpesh nga fansat, por duhet të pranohet – ai ka qenë një mur i pakalueshëm në mbrojtje në ndeshjet në të cilat ka luajtur.

Ndeshja e tretë që Arsenali nuk pëson gol me Mustafin në mbrojtje u bë pikë bisedimi i komunitetit të fansave të futbollit në internet.

Pas paraqitjeve të mira, Mustafi pritet ta fitojë edhe vendin në ekipin që luan në Ligën Premier, pasi David Luiz dhe Sokratis Papastathopoulos nuk është se kanë bindur totalisht.

Performanca e tij e fundit i thuhet se e ka bindur trajnerin Unai Emery që t’ia besoj një fanellë titullari më ndeshjen e ligës së Arsenalit me Bournemouthin të dielën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori