Nën organizimin e Presidencës së Kosovës ka nisur edicioni i dytë për Evropë Qendrore dhe Lindore i Forumit Ndërkombëtar Rinor për Punësim të Gjelbër 2019, përmes të cilit synohet promovimi i punësimit të gjelbër në favor të të rinjve në Kosovë.
Ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se Kosova së fundmi ka kaluar strategjinë për mjedis dhe atë për energji të ripërtrishme, por që sipas tij, sfidë mbetet edukimi i të rinjve në fushën e energjisë dhe inxhinierisë.
Lluka tutje shtoi se Kosova është në negociata me Komisionin Evropian për të bërë strategjinë për klimë dhe energji, që është strategji të përbashkët për vitin 2021-2030, që nënkupton edhe hapje të reja të vendeve të punës në Kosovë.
“35 për qind e energjisë që prodhohet dhe konsumohet të vijnë nga energjia e gjelbër dhe 33 për qind të ruhet përmes masave efiçiente. Në krahasim me atë ku jemi sot jemi tek 2 për qind të masave efiçiente nga 2 për qind duhet të shkojmë në 33 për qind, që janë investime që kalojnë investime miliardëshe në 10 apo 11 vitet e ardhshme si dhe momentalisht jemi tek energjia e ripërtritshme dikur në 24 për qind dhe duhet të shkojmë në 35 për qind që do thotë gjithashtu qindra miliona euro në këtë fushë. Dhe për të dyja këto nënkuptojnë qindra vende pune në vend”, tha Lluka.
Rennie Yotova nga Organizata Ndërkombëtare Frankofone tha se ndryshimet klimatike nuk njohin kufij, prandaj sipas saj, qytetarët kudo duhet të kuptojnë që ambienti duhet të mbrohet.
Sipas saj, përmes këtij forumi po u jepet mundësi të rinjve që të reflektojnë me ide të reja drejt prosperitetit rajonal.
“Transmisioni energjetik në Ballkan dhe të energjisë së rinovuar posaçërisht në Kosovë ne po themi se duhet tu japim fjalën të rinjve që të reflektojnë me ide të reja me perspektivën e prosperitetit rajonal. Ne jemi në një epokë emergjente, klima nuk njeh territore dhe njerëzit duhet ta kuptojnë që ambienti duhet të jetë i mbrojtur, gjithashtu edhe punësimi duhet të futet në fushat botërore duhet të promovohet ekonomia”, tha ajo.
Nga Ambasada e Francës në Kosovës, Marie Christine Butel është shprehur e lumtur që aktivitetet frankofone po përkrahen në Kosovës, teksa tha se qëllimi i tyre është që gjuha frënge të jetë pjesë e shoqërisë kosovare.
Sipas saj, përmes këtij forumi të rinjtë frankofon do kenë të ardhme.
“Forumi Ndërkombëtar i të rinjve ka për qëllim gjithashtu që të bashkoj qeveritë e gjelbra. Objektivi i këtij forumi është që të paraqes se si duhet vepruar, ndryshe, jam e bindur se të rinjtë ndërmarrës frankofon e kanë të ardhmen”, tha Butel.
“Forumi Ndërkombëtar Rinor për Punësim të Gjelbër 2019″, do të zhvillojë aktivitetin më 3, 4 dhe 5 tetor 2019. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë