Shteti malazez ultimatum kosovarëve për t’i rrënuar stanet, e kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj kërkon suspendimin e këtij vendimi
Trashëguan stanet nga stërgjyshërit e tyre. Vitet e fundit edhe i rinovuan në mënyrë që t`i vizitojnë kohë pas kohe.
Mirëpo stanet e kosovarëve që gjenden në bjeshkën e Ishtedimit në Mal të Zi rrezikojnë të rrënohen. Pronarët e tyre janë të shqetësuar pasi që u është dhënë edhe një afat për rrënimin e tyre, pasi shteti malazez ka në plan që këtu të ndërtojë një qendër skijimi.
Përfaqësuesi i këtyre banorëve Fatmir Gërvalla ka thënë se autoritet malazeze ju kanë dhënë ultimatum deri këtë të premte për t’i rrënuar këto stane, në të kundërtën do ti rrënojnë me ekskavator.
“Këto vendime janë vendosur ditën e premte dhe përmes tyre autoritetet e Malit të Zi e kanë specifikuar datën dhe orën e nisjes se aksionit për prishjen e staneve dhe është specifikuar se ankesa nuk e ndal ekzekutimin e vendimit”, ka thënë Gërvalla.
Sipas Gërvallës stanet po tentohet të rrënohen fshehtë nga malazezët pasi pronarët e staneve nuk gjenden aty.
“Si ka mundësi qe vendosja e vendimeve është bërë në kohen kur të gjithë banoret e Kosovës të cilët e shfrytëzojnë atë zonë tani nuk gjenden aty, dhe vetëm dy kalimtar të rastit të cilët kanë shkuar për të shëtitur e kanë takuar ekipin e inspektimit duke i vendosur letrat neper mure të staneve”, thekson Gërvalla, transmeton Express.
Gërvalla kërkon nga ndihmën e institucioneve të Kosovës për ta arritur një marrëveshje pasi sipas tij këto stane i trashëgojnë nga stërgjyshërit e tyre.
‘Ne banoret e fshatrave të lartcekura jemi të vendosur që mos të heqim dorë dhe të mbrojmë me të gjitha mjetet e mundshme pronën ton të cilën e kemi blerë dhe për këtë Qytetaret e Rozhajes e din mirë se kush është i vendosur dhe kush e shfrytëzon at zonë por jo vetëm kaq edhe në hartën e Malit te Zi figurojnë emrat e fshatrave tona ka përfunduar Gërvalla.
Ndërkohë kryeministri në detyre Ramush Haradinaj ka thënë mbrëmë të RTK se është e padrejtë që të rrënohen këto stane
“Kosova duhet me pasë një marrëveshje me Malin e Zi, për shfrynim të pronës në shtetin. Unë jam njohës i asaj zone, i takova këta të Dubovnikut, Mali i Zi është ka ju dërgon urdhëresa për mi rrënua ato, por prona është e tyre, por është jashtë kufijve të Kosovës. Është e padrejtë që Mali i Zi me i rrënua stanet se ata i kanë qe qindra vjet. Kam kërkuar prej ambasadës tonë menjëherë me vepru që me i suspenduar këto urdhëresa”, ka potencuar Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë