Rreth 47% e mijëvjeçarëve (22-37 vjeçarëve) kanë tatuazhe.
Por, personat me tatuazhe gjithashtu e përbëjnë një pjesë të madhe të forcës punëtore, transmeton Telegrafi.
Diskriminimi në punë për shkak të tatuazheve ka qenë praktikë e zakonshme deri para pak viteve, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe tatuazhet shihen si gjë pozitive në vend të punës.
Një studim i fundit ka zbuluar se paragjykimet ndaj punëtorëve me tatuazhe më nuk ekzistojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fakt, meshkujt janë edhe më të prirë të punësohen nëse e kanë një apo më shumë tatuazhe.
Hulumtimi po ashtu ka zbuluar se nuk ka ndonjë pabarazi në rrogë mes njerëzve që kanë tatuazhe dhe atyre që nuk kanë.
Pavarësisht se ende ka skepticizëm sa i përket kësaj çështjeje, e veçanërisht te personat me numër tejet të madh të tatuazheve në trup, gjërat duket se kanë filluar të ndryshojnë dhe kompanitë më nuk po e shohin këtë si problem.
Tatuazhet tani janë bërë fenomen natyral jo vetëm në industritë e sportit dhe argëtimit, por edhe në botën e korporatave dhe politikës.
Jack Dorsey, themelues dhe drejtor i “Twitter”, si dhe Justin Trudeau, kryeministër i Kanadasë, janë dy shembuj të njerëzve në pozita lidershipi që kanë tatuazhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative
Ndiqni rregullin 20/20 gjatë pastrimit, do t’ju kursej shumë hapësirë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe