LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja amerikane: Maqedonia e Veriut është shembull se si duhet të funksionojnë shtetet

Ambasadorja amerikane: Maqedonia e Veriut është shembull se si duhet të funksionojnë shtetet

“Kur bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, është koha e qëlluar, ndërsa Maqedonia e Veriut është shembull për atë se si duhet të funksionojnë shtetet. Rruga nuk ishte e lehtë dhe nuk ka përfunduar akoma, por qartë e tregon rolin e këtij shteti në rajon”.

Këtë e tha sot ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes, në samitin e sotëm të “The Economist”, që u mbajt në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ajo shtoi se ky mesazh do të përcillet edhe nga sekretari shtetëror Mike Pompeo, i cili të premten do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut.

“Stabiliteti i kësaj Marrëveshje, anëtarësimi në NATO dhe anëtarësimin eventual në BE u ka treguar investuesve ku është mirë të investojnë. Nga perspektiva e SHBA-së Marrëveshja e Prespës ishte një moment i shkëlqyer jo vetëm për shtetet nënshkruese, por edhe për të gjithë rajonin, por Maqedoninë e Veriut e pret edhe një rrugë e gjatë, zgjidhjen e rasteve të korrupsionit, vendosjen e sundimit të së drejtës dhe të të gjitha vlerave të demokracisë dhe institucioneve stabile pa dallim të erërave politike”.

“SHBA-ja mbetet e angazhuar në rajon. Ne e njohim dhe e pranojmë rëndësinë e këtij rajoni dhe konsiderojmë se Marrëveshja në të vërtet[ është një hap i madh, por nuk duhet të rrini të qetë, por duhet të vazhdoni në rrugën e reformave, ndërsa SHBA-ja mbetet partner i juaj besnik”, porositi ambasadorja amerikane Byrnes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori