LAJMI I FUNDIT:

Këshilltarja e udhëtimit nga Hong Kong viziton Kosovën – mahnitet me mikpritjen dhe bukuritë natyrore

Këshilltarja e udhëtimit nga Hong Kong viziton Kosovën – mahnitet me mikpritjen dhe bukuritë natyrore

Kompania e bazuar në Hong Kong, Obeat Holidays, ka vizituar Kosovën për të shikuar potencialin që vendi ofron për vizita turistike kulturore dhe të aventurës për tregun turistëve aziatik në përgjithësi dhe atyre nga Hong Kongu në veçanti.

Maggie Wong ka kaluar në Kosovë katër ditë e shoqëruar nga ekspertët e Balkan Natural Adventure duke vizituar majën më të lartë të Kosovës,  Gjeravicën, Pejën, Prizrenin dhe Prishtinën.


Kompania kosovare ka ofruar shërbimin kulturor pas dizenjimit të vizitave, përshkrimit të tyre dhe blerjes së furgonit të ri me ndihmën e Bashkimit Evropian.

Wong me lexuesit kosovarë ndanë përvojën e vet: “Për aq sa di unë Kosova është një vend i vogël jo shumë i njohur në tregun aziatik.

Ne kemi lexuar lajmet për luftën, refugjatët, viktimat dhe kemi ditur shumë pak gjëra të tjera. Përveç statujës që çuditshme të Bill Clintonit, Prishtina është një qytet modern me kafe dhe restorante të këndshme, ku kalova kohën duke provuar ushqimin lokal, duke përfshirë edhe katër lloje të suxhukut nga katër qytete të ndryshme.

Në këtë atmosferë ideja e Kosovës në luftë kaloi”, thotë ajo.

Tutje, duke folur për ofertën kulturore të Kosovës, Wong thotë se ajo ka parë shumë manastire ortodokse por asgjë sikur Manastiri i Deçanit.

Të bënë të stepesh me freskot dhe arkitekturën e vet dhe detajet e mirëmbajtura brenda kishës. Nuk është çudi që UNESCO e ka quajtur “thesar i pazëvendësueshëm”.

Gjithashtu edhe Prizreni meriton një vizitë për ta përjetuar këtë qytet otoman me një panoramë të bukur nga Kalaja.

Për Wong, bukuria natyrore e Kosovës është ajo që është më e vlefshmja. Bjeshkët e Kosovës janë një margaritar i fshehur në Ballkan.

“Unë u ngjita në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravicën, në shtator dhe vendi është i pavizituar dhe shumë i bukur. Ishte e tërë bjeshka për mua. Kjo është një gjë që personat nga vendi im kanë dëshirë ta kenë pasi ata jetojnë në qytete të dendura.

Ditën tjetër udhëtova për në Liqenat ku për tri orë ecje arrita të shoh një liqen të bukur të rrethuar nga pishat. Në Rugovë gjithashtu është një gjë të cilën gjuetarët e adrenalinës mund ta gjejnë – një Zip Line 650 metërsh”, ka rrëfyer ajo.

Ajo i vlerëson lart njerëzit mikpritës të Kosovës – gjatë udhëtimit ka parë shumë njerëz që kanë buzëqeshur përderisa ka tregtuar me njerëzit në pazarin e Pejës.

“Njerëzit janë kurioz ndaj meje pasi ndoshta nuk kanë parë turistë aziatik, mirëpo kjo nuk i bënë ata ofendues. Njerëzit kanë pozuar për mua, kanë biseduar dhe më kanë ndihmuar.

Ushqimi tradicional si sarmat, byreku, dhe tava e Pejës, mishi i gatuar ngadalë me shume qepë janë gjëra të cilat do dëshiroja t’i haja së bashku me një birrë peje. Mirëpo për ata që nuk janë në ushqim tradicional ka edhe shumë opsione të tjera moderne”, ka deklaruar Wong. /Telegrafi/