Disa nga partitë politike në vend kanë publikuar programet e tyre. Por qytetarët nuk i kanë lexuar ato edhe pse janë shprehur të gatshëm të votojnë subjekte të caktuara politike. Për njohësit e cështjeve politike, programet politike janë vështirë të kuptueshme nga qytetarët.
Qytetarët edhe pse të gatshëm të votojnë, nuk i kanë shikuar programet e partive politike.
Gëzim Jupa tha se akoma nuk ka hasur në ato programe.
“Jo nuk kam hasur në programet e partive politike. Nëse hasi në to do t’i shikoj”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Gëzim Jupa.
Ka të atillë që nuk ndihen të kënaqur me partitë politike e as me programet e tyre.
“Mundohem të shikoj ndonjë program të partive. Jo të gjithë por ndonjë e shikoj. Nuk i kanë bash si duhet e me lidhje”, thotë qytetari tjetër Rrahman Rrahmani, përcjell Telegrafi.
E Muhamet Shalës nuk i pëlqen që partitë po bëjnë fushata në hapësira jo adekuate.
“Me thënë të drejtën nuk i kam shikuar, por po mendoj që nuk janë votime të lira por janë “euro-votime”. Partitë politike veç kanë filluar nëpër qoshe të ndryshme, lokale “merri 20 euro jepma votën”, “qe 20 litra naftë me i lëvrua arat, jepmi 5 vota”, etj.”, shprehet një tjetër qytetar.
Analisti i çështjeve politike, Shkodran Ramadani, tha se është e nevojshme nga qytetarët të shikohen këto programe por gjithashtu ai i krahasoi ato programe me brende.
“Sigurisht programet politike janë ato dokumente që përmbajnë alternativat dhe zgjidhjet që qytetarët japin për probleme të ndryshme, mirëpo në Kosovë madje edhe në demokracitë më funksionale të botës, programet kalojnë pa u lexuar shumë nga qytetarët sepse ato përpilohen nga njerëz me ekspertizë të caktuar e shumica e njerëzve nuk janë ekspertë në lëmit përkatëse”, deklaroi analisti Shkodran Ramadani.
Përdryshe, fushata zgjedhore hapet zyrtarisht ditën e mërkurë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare