LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Limaj nuk ka ambicie për të qenë Kryeministër

Gashi: Limaj nuk ka ambicie për të qenë Kryeministër

Analistët në RTV Dukagjini kanë komentuar paraqitjen e Fatmir Limajt në “Debat Plus” me Ermal Pandurin.

Astrit Gashi ka thënë se nuk beson Fatmir Limaj ka ambicie për të qenë kryeministër dhe sipas tij ai vet ka thënë se nuk dëshiron të bëhet i pari i qeverisë me 7-8 deputetë, përcjell Telegrafi.

“Ideja pse kandidon për kryeministër, ashtu siç kanë bërë të tjerët në të kaluarën është potez elektoral për të mobilizuar militantët”.


Gashi ka thënë se Limaj prej disa vitesh ka mbajtur një pozicion të mesëm në politikë dhe një pozicion pajtues sipas analistit ai e ka pasur edhe në qeverinë e drejtuar nga Haradinaj.

Ai thotë se Limaj ka pasur një rol ndërmjetësues edhe për të qetësuar “gjakrat” mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt në një takim të mbajtur në Pejë.

Analisti shton më tej se edhe për taksën, Limaj po mban një pozicion të mesëm.

Gashi ka thënë ndër të tjera se nuk është fer që të diskutohet nëse NISMA e kalon pragun zgjedhor pasi sipas tij Limaj i vetëm i merr 35 mijë vota./Telegrafi/