Pazari i Shkodrës, i quajtur Pazari i Madh apo Pazari i Vjetër, ka qenë qendra ekonomike e qytetit dhe krahinës të Shkodrës dhe një ndër nyjat më të rëndësishme tregtare të Ballkanit Perëndimor.
Sipas Hamdi Bushatit, pazari ka qenë i ndërtuar në rrëzë të kodrës së kalasë së Shkodrës, rreth një kilometër në jug të qendrës së tanishme të qytetit, mbi një rrafshinë që shtrihet deri në breg të lumit Buna. Ndërkohë, gojëdhënat na thonë se pazari duhet të ketë zbritur nga Qafa në fushë shumë kohë para rënies së qytetit në dorën e osmanëve. Këtë e vërteton edhe Marin Barleti në veprën “Rrethimi i Shkodrës”.
Qyteti i Shkodrës kishte qysh herët tregun e vet. Ai përmendet në Statutet e Shkodrës (dalë në dritë nga studiuesja e njohur Luçia Nadin) të fillimit të shekullit XIV me emrin favolete, vend tubimi, merkatë, pra vend tregtimi.
I lidhur në mënyrë organike me skelën lumore dhe me zhvillimin e garantuar nga administrimi i Bushatllinjve, pazari u bë një nga më të njohurit e tregjeve ballkanike duke luajtur rol të rëndësishëm zejtaro-tregtar deri në vitet ‘60 të shekullit XIX, ku arriti deri në 2500 njësi prodhimi e tregtimi.
Pas viteve ’60 të shek. XIX Pazari i Shkodrës dha shenjat e para të rënies ekonomike, politike e kulturore për shkak të ngritjes së manifakturave kapitaliste që konkurronin esnafet në sasi prodhimi. Edhe hapja e kanalit të Suezit më 1869 apo ndërtimi i hekurudhës Mitrovicë-Selanik më 1874 dhanë “kontributin” e tyre në këtë rënie.
Rëndësi patën edhe aneksimi i Ulqinit dhe Tivarit nga Mali i Zi më 1880, përmbytja nga ujërat, dekadenca e përgjithshme si e administratës osmane ashtu edhe – siç thotë Zamir Tafilica në librin “Pazari i Shkodrës” – avulloret në Danub, rritja e Adrianopojës, Selanikut dhe tërmeti i fuqishëm i vtit 1905.
Me pushtimin disaditor malazez, natën para se të largoheshin në maj të 1913 i vunë zjarrin Pazarit duke djegur sokakët më të mirë të drithërave dhe elbnave, të cilat u shkatërruan plotësisht. Pa llogaritur dëmet e tjera, u dogjën 250 dyqane.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJeta në komunizmin shqiptar
Fjalë të urta orientale: Mjeshtri i paaftë zihet me veglat e tij
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Fjalimi i Skënderbeut!?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur