LAJMI I FUNDIT:

Kuçi: Kandidimi i Veselit për kryeministër, një prej arsyeve pse u riktheva në politikë

Kuçi: Kandidimi i Veselit për kryeministër, një prej arsyeve pse u riktheva në politikë

Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka folur për arsyet e rikthimit të tij në jetën politike konkretisht nisjen e rrugëtimit si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka deklaruar se ishte i angazhuar në PDK por vetëm si vrojtues politik kurse tani projekti i liderit të këtij subjekti për qeverinë e ardhshme, e shtyu atë t’i futej garës për deputet


“”Kanë qenë tri momente që jam aktivizu se unë po e quaj prej një aktivi në politik kalova në një vrojtues aktiv të politikës. Ka qenë një moment kur PDK po bënë reforma rrënjësore për të mos thënë po bënë transformim bukur të dukshëm. Edhe kandidimi i Kadri Veselit që të jetë kandidat për kryeministër dhe secili prej nesh do të jap kapacitetet e tij. Jo vetëm kandidimi i Kadri Veselit por edhe projekti për qeverinë e ardhshme të Kosovës ka qenë një nga shtytësve që të jem pjesë e këtij procesi . Unë do të jem kësaj radhe ai që do ta ruaj interesin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Kurti në Klan Kosova.

Kurçi ka thënë se pesha e listës së kandidatëve të PDK-së është më e rëndë se pesha e secilës listë tjetër.

Ai ka përmendur Shqiptar Demaçin, djalin e Adem Demaçit, pastaj Andin Hotin, djalin e Ukshin Hotit dhe ministrin në detyrë të Financave, Bedri Hamza.

Ai ka thënë se PDK do t’i fitojë zgjedhjet dhe Veseli do të jetë kryeministër.

“Qeveria e re duhet të mendoj për Kosovën, për kufijtë e Kosovës, por duhet të mendoj edhe çka thotë Brukseli dhe Uashingtoni”, ka thënë ai.

Ndërkaq duke folur për numrin rendor 2 që e ka në listen e PDK-së për deputet, ai ka thënë se nuk e ka kërkuar.

“Numrin 2 nuk e kam kërkuar”, ka deklaruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori