LAJMI I FUNDIT:

IPK arreston edhe zyrtarin e dytë policor, i dyshuar për keqpërdorimin e detyrës zyrtare

IPK arreston edhe zyrtarin e dytë policor, i dyshuar për keqpërdorimin e detyrës zyrtare
Foto: Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së, kanë arrestuar edhe zyrtarin e dytë policor në Ferizaj,  me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, thuhet se hetimet lidhur me këtë rast,  kanë vazhduar sot gjatë ditës në koordinim me prokurorin kompetent ku pasdite është arrestuar edhe një zyrtar policor i Stacionit Policor në Shtime (Drejtoria Rajonale e Ferizajt).


IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare
Lexo po ashtu IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Zyrtarit të arrestuar me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndryshe më herët, IPK ka arrestuar edhe një zyrtar policor.

Sipas njoftimit për media IPK kishte pranuar dy ditë më herët një informacion lidhur me aktivitetin e dyshimtë për këtë zyrtar policor të Stacionit Policor në Shtime (Drejtoria Rajonale e Ferizajt). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori