LAJMI I FUNDIT:

Dinamo Zagrebi përzgjedh tetë talentet nga Kosova që do t’i vazhdojnë provat zyrtare në Kroaci

Dinamo Zagrebi përzgjedh tetë talentet nga Kosova që do t’i vazhdojnë provat zyrtare në Kroaci

Akademia e Dinamo Zagrebit ka bërë përzgjedhjen e tetë talenteve nga Kosova për të vazhduar provat zyrtare në Kroaci.

Trajnerë dhe vëzhgues të ndryshëm ishin para disa javësh në Kosovë në një kamp të organizuar për zbulimin e talenteve.


Pas disa ditë prova, tani ka ardhur edhe përgjigja e klubit të madh kroat, të cilët kanë bërë përzgjedhjen e tyre.

Përfundon me sukses kampi "GnK Dinamo Zagreb" në Kosovë, trajnerët kroatë shikojnë potencial të futbollistët e rinj nga vendi ynë
Lexo po ashtu Përfundon me sukses kampi "GnK Dinamo Zagreb" në Kosovë, trajnerët kroatë shikojnë potencial të futbollistët e rinj nga vendi ynë

Dinamo Zagreb ka zgjedhur plot tetë lojtarë për t’i vazhduar provat zyrtare në Kroaci, ku nga dy vijnë nga secila kategori: U12, U14, U16 dhe U18.

Ejron Topalli, Kron Gashi, Olt Shala, Taulant Sheqiri, Redon Arifi, Arti Zeka, Jon Krajkova dhe Altin Ibriqi janë lojtarët e përzgjedhur.

Postimi pa ndërhyrje i Dinamo Zagrebit:

Të nderuar futbollistë,

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Akademia e Futbollit të GNK Dinamo Zagreb ka bërë përzgjedhjen e futbollistëve për prova zyrtare.

Shihni dokumentin e dërguar nga ta për të kuptuar emrat që ka përzgjedhur klubi kroat. Vlen të theksohet se me insistimin e organizatorëve, klubi kroat ka shprehur gatishmëri për të monitoruar dhe me mundësi për prova gjatë 2020 edhe futbollistët tjerë në të cilët trajnerët kanë vërejtur potencial të theksuar, ndër ta u12 (28, 29, 16, 22 dhe 7), u16 (28, 10, 30), u18 (23, 29, 18).

Sapo të koordinohen detajet tjera rreth udhëtimit, secili nga të përzgjedhurit do të kontaktohet.

Ju urojmë sukses edhe në eksperiencën tuaj të radhës në Kroaci, me shpresën se cilësitë tuaja do të vërehen dhe kultivohen tutje në akademinë përkatëse.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori