LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët e ekipit të Ivan Rakitiçit sulmojnë fizikisht gjyqtarin shqiptar

Futbollistët e ekipit të Ivan Rakitiçit sulmojnë fizikisht gjyqtarin shqiptar

Ndeshja e ligës ndërregjionale në mes të klubeve Zofingen dhe Pajde (Möhlin) ka përfunduar me dhunë të shfrenuar.

Lojtarët dhe një pjesë e shikuesve të klubit mysafir, i cili është pronë e yllit kroatozviceran të futbollit Ivan Rakitiç, kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar gjyqtarin e ndeshjes, Lumni Ukajn bashkë me dy ndihmësit e tij, shkruajnë mediat zvicerane.


Bëhet fjalë për ndeshjen derbi të kësaj lige. Skuadra mysafire, ajo e Rakitiçit ka marrë gjithsej 6 kartonë të kuq. Këtë qëndrim të gjyqtarit, lojtarët dhe tifozët e kanë konsideruar të padrejtë dhe kanë provuar të “marrin drejtësinë në duar”, transmeton albinfo.ch. Reagimi i tyre ishte kaq brutal sa që u desh të ndërhynte policia.

Videot nga skenat e dhunshme po qarkullojnë në internet, gjë që ekipit mysafir i ka hedhur një hije të zezë. Dejan Rakitic, trajner i ekipit Pajde, i cili është vëllai i yllit Rakitic thotë “Unë nuk dua ta arsyetoj atë çfarë ka ndodhur por në fakt ndeshja ka qenë fare normale dhe korrekte”.

Sipas këndvështrimit të tij, gjyqtari ka marrë shumë vendime të padrejta. Në njërin rast, për shembull, ai, që në minutën e tretë të lojës, ka dënuar lojtarin me karton të kuq për një veprim që ai pretendon të ketë qenë fyes”. Rakitic ka përmendur edhe raste tjera të cilat, sipas tij, flasin për qëndrim të padrejtë të Ukajt.

Pas kësaj, disa nga lojtarët e klubit kroat kanë humbur kontrollin dhe kanë kërcënuar tre gjyqtarët e ndeshjes. Këta të fundit janë detyruar të ikin për t`u strehuar në lokalet e klubit vendës, përcjell albinfo.ch. “Por nuk ka ndodhur asgjë, nuk ka pasur rrahje”, shprehet Rakitic.

Sipas tij, kur lojtarët e tij ishin tashmë duke bërë dush, policia kishte ardhur në stadium dhe kishte marrë në pyetje disa nga ta. “Unë nuk di çfarë ka ai kundër nesh. Ndoshta për shkak të nacionalitetit… Sepse me SC Zofingen ne nuk kemi fare pronbleme”, ka thënë Rakitic, duke iu regeruar veprimit të Ukajt.

Por krejtësisht ndryshe e sheh zhvillimin e ngjarjes Hansjörg Ryter, kryetari i SZ Zofingen. Ai thotë se deri tash nuk kishte përjetuar kurrë diçka të tillë. “Ishte frikësuese ajo që ndodhi. Ne kemi alarmuar policinë, e cila, për fat erdhi shpejt në vendin e ngjarjes. Më tutje, ne ndihmuam treshen e gjyqtarëve, duke i strehuar dhe dhënë ushqim”.

Megjithatë SC Zofingen nuk do të ushtrojë kallëzim ndaj ekipit mysafir. “Ne nuk kishim probleme me klubin. Unë nuk mendoj se NK Pajde duhet të përjashtohet nga kampionati, nuk mund të gjykohet në këtë mënyrë”.

Lidhur me incidentin, Liga e Futbollit Amator të Zvocrës do të publikojë qëndirmin e saj jo më parë se të premten. Deri atëherë pritet se do të vinë qëndrimet e dy klubeve dhe të gjyqtarëve të ndeshjes.

Pajde duhet të llogarisë me një dënim të lartë, edhe përkundër faktit se numri i kartonëve të kuq të dhënë në këtë ndeshje është korrigjuar të hënën, transmeton albinfo.ch. Në vend të gjashtë, tashmë janë “vetëm” 4 kartonë të kuq lidhur me të cilët duhet të vendosë Federata. Klikoni KËTU për ta shikuar videon.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Premier League
Kalo në kategori