LAJMI I FUNDIT:

Këta janë të dorëhequrit e Alternativës në Prishtinë

Këta janë të dorëhequrit e Alternativës në Prishtinë

Kryesia e Degës së Alternativës në Prishtinë edhe një herë ka sqaruar se në Kryesinë e saj ka patur trembëdhjetë anëtarë, ndërkohë dhjetë prej tyre kanë paraqitur dorëheqjen.

Kjo sipas tyre nënkupton se e gjithë struktura organizative dhe udhëheqëse e degës së Prishtinës është dorëhequr nga aktiviteti politik në këtë parti.


Dega e Alternativës në Prishtinë ka njoftuar se ka ndërprerë zyrtarisht çdo bashkëpunim me partinë Alternativa për shkak të siç thonë ata, veprimeve autoritare të kryetares së kësaj partie Mimoza Kusari –Lila.

“Alternativa, e cila, ndonëse do të duhej të ishte sinonim i promovimit të frymës së liberal-demokracisë, falë veprimeve pas shpine, e shpeshherë edhe autoritare të kryetares Kusari-Lila dhe një grupi të ngushtë përreth saj, ndikoi në përçarjen e pariparueshme të partisë”, thuhet në njoftimin e degës së Alternativës në Prishtinë.

Dega e Alternativës në Prishtinë, thekson se duke i mbetur besnike parimeve të liberal-demokracisë dhe shtyrjes përpara të interesave publike, bëri gjithçka në fuqinë e saj për të ruajtur idenë mbi të cilën edhe ishte themeluar si projekt politik.

“Mirëpo, ky synim i kësaj dege, dhe i një pjese të konsiderueshme të degëve dhe anëtarësisë së Alternativës në nivel vendi, u anashkalua paturpësisht nga kryetarja Kusari-Lila dhe grupi i saj, për të çuar përpara projekte dhe ide me leverdi personale e grupore, duke anashkaluar apo nëpërkëmbur kështu të gjitha organet kryesore partiake”, thekson tashmë ish-dega e Alternativës në Prishtinë.

Të dorëhequrit nga dega e Prishtinës dhe pozitat e tyre janë:

Ilir Deda – Kryetar i degës/Nënkryetar i Partisë dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm;

Adrian Çoça – Nënkryetar i parë i degës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm;

Rifat Deri – Nënkryetar i dytë i degës dhe Asamblist në K.K. Prishtinë dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm;

Premtim Fazliu – Sekretar i degës, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe Këshillit të Përgjithshëm

Valbona Osmani – Anëtare e kryesisë së degës, Pr dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm

Latif Latifi – Anëtar i kryesisë së degës, Pr.

Gent Konjohi – Anëtar i kryesisë së degës, Pr. Kryetar i Formunit Rinor, anëtar i kryesisë Qendrore dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm;

Adnan Preniqi – Anëtar i  kryesisë së degës, Pr.;

Valon Latifi – Anëtar i degës dhe kryetar i Forumit Rinor të Prishtinës;

Faton Raçi – Anëtar i kryesisë së degës, Pr dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm;

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori