LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Nuk ka asnjë kandidat më popullor se Albin Kurti në garën për kryeministër

Sveçla: Nuk ka asnjë kandidat më popullor se Albin Kurti në garën për kryeministër

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish deputet i kësaj partie, Xhelal Sveçla, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në LDK ka pasur shumë figura që kanë kundërshtuar koalicionin me Vetëvendosjen.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë matje që mund të dëshmojë se ka ndonjë kandidat më popullor se Albin Kurti në garën për kryeministër.


Antari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se është dëshmuar se LDK është shumë më e mirë kur bashkëpunon me Lëvizjen Vetëvendosje se sa me PDK-në.

“Një bashkëpunim shumë të frytshëm unë personalisht kam pasur me Driton Selmanajn në rastin e Komisionit hetimor për turqit e dëbuar nga Kosova. I njëjti bashkëpunim ka ardhur edhe nga Anton Quni në komisionin e njëjtë ku unë isha kryetar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për aderimin e Agim Bahtirit në Vetëvendosje, Sveçla ka thënë se ai ka qenë bashkëpunëtor i partisë në rastin e bashkimit të Mitrovicës.

“Bahtiri ka pasur presion shumë të madh nga ndërkombëtarët për kufijtë e Mitrovicës. Agim Bahtiri së bashku me kundërshtinë tonë ka penguar ndryshimin e kufijve të Mitrovicës [jugore]”.

Sveçla: LDK-së i mungoi vullneti për koalicion me Vetëvendosjen
Lexo po ashtu Sveçla: LDK-së i mungoi vullneti për koalicion me Vetëvendosjen

Sipas ish-deputetit të Vetëvendosjes, VV në bashkëqeverisje me Agim Bahtirin ka filluar ç’kapjen e Mitrovicës nga SHIK-u.

“Vjedhja më e madhe industriale në vitin 2010 ka ndodhur në Mitrovicë. Në të gjitha zgjedhjet pasuese Agim Bahtiri ka mbrojtur votën e qytetarit”, tha ndër të tjera Xhelal Sveçla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori