LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, shkolla e mjekësisë në gjendje të keqe

Tetovë, shkolla e mjekësisë në gjendje të keqe

Në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë viti i ri shkollor ka filluar me problemet e vjetra. Muri i shkollës është drejt rrëzimit ndërsa pullazi i dëmtuar pikon nëpër klasa. Problem përbën edhe kanalizimi fekal, ndërsa shpesh ndodh që, ujërat e zeza të kthehen nëpër tualetet e shkollës. Drejtuesit e shkollës thonë se për situatën është e njoftuar Ministria e Arsimit, por akoma nuk ka përgjigje konkrete për masat që do të ndërmerren.

“Në lidhje me investimet kapitale është bërë ekspertiza për dëmet e shkollës. E njëjta është dërguar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga ku, ende nuk kemi përgjigje. Mund të pritet sivjet të ketë intervenime në shkollë, por, gjithsesi varet nga përgjigja e Ministrisë së Arsimit dhe shkencës”, theksoi Shkëndije Huseini, Drejtoreshë e SH.M. Mjekësisë, “Nikolla Shtejn”

Nga Ministria e Arsimit dhe shkencës, thonë se lënda është në procedurë e sipër dhe së shpejti do të ketë përgjigje. Ndërhyrje në këtë objekt nuk janë bërë as nga Komuna e Tetovës. Drejtuesi i sektorit për arsim në këtë komunë Ahmed Qazimi, thekson se komuna nuk posedon dokumentacion për ndërtimin e këtij objekti, pasi në kohën kur është ndërtuar objekti, e njëjta është menaxhuar nga Ministria përkatëse.


“Komplet procedura e ndërtimit të mjekësisë është realizuar nga ana e ministrisë për Arsim dhe Shkencë, dhe ne nuk e posedojmë dokumentacionin komplet, për atë shkak nuk mund të bëjmë edhe intervenime duke mos e pasur dokumentacionin komplet. E njëjta është edhe në shkollën fillore në Xhepçishtë”, u shpreh Ahmed Qazimi, Përgjegjës për arsim në komunën e Tetovës

Shkolla e mesme e mjekësisë, nuk është shkolla e vetme në Tetovë, që vitin e ri shkollor e fillon me probleme të vjetra dhe të pazgjidhura. Një fat të tillë, kanë edhe Shkolla fillore Skënderbeu në Xhepçishtë, mos ndërtimi i shkollës në Reçicë të Vogël dhe Sellcë, si dhe shkolla fillore në fshatin Novosellë të komunës së Bogovinës./Alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=e7bP3qqJTFs

Në trend Lajme

Më shumë
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme

"Skënderbeu i Sicilisë si Edi Rama", reagon skulptori Gëzim Muriqi

Lajme
Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Lajme
“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima

“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima", hetues e sociologë japin alarmin pas përleshjeve të armatosura në Prishtinë

Siguri
Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Kalo në kategori