LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për rastin ‘Trajketorja’ vazhdon më 16 shtator

Gjykimi për rastin ‘Trajketorja’ vazhdon më 16 shtator

Gjykimi për rastin e Prokurorisë Speciale Publike ‘Trajktorja’ vazhdon më 16 shtator.

Gjatë ditës së sotme, gjykata refuzoi kërkesat e mbrojtjes për ndërrimin e prokuroreve publike, Katica Janeva dhe Lile Stefanova dhe vazhdoi procedura me dhënien e dëshmive, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në fillim të seancës së sotme, Këshilli Gjyqësor dha një pauzë për gjysmë ore në mënyrë që të vendos për kërkesën e mbrojtjes derisa sa Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe Kuvendi nuk deklarohen për shkarkimin e Katica Janevës.

Sipas mbrojtjes, nuk ka legjitimitet Katica Janeva të përfshihet në proceset gjyqësore edhe pse dy institucionet në fjalë ende nuk kanë shkarkuar atë.

Avokati Elenko Milanov theksoi se prokurorja Lile Stefanova është edhe dëshmitare kundër Janevës në rastin ‘Haraçi’ dhe se kjo është bazë që Stefanova të ndërrohet.

Rasti “Trajektorja” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Lupço Georgievski.

Sipas akuzës së PSP-së të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradës Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PSP-së, atë i kanë shkaktuar dëm buxhetit prej së paku 155 milion euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori