LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon pejanët: Nuk do të ketë hidrocentral mbi Lumëbardhë

Osmani takon pejanët: Nuk do të ketë hidrocentral mbi Lumëbardhë

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani sot pasdite është takuar me qytetarët e Pejës.

Ajo gjatë një fjalimi në parkun e paqes “Ibrahim Rugova në këtë qytet, tha se liderët e partive në pushtet kanë dhënë shembull të turpërimit, mashtrimit, vjedhjes dhe abuzimit me shtetin”.


Po ashtu tha se “shteti ndërtohet me nder, jo duke vjedhur”, teksa u zotua se “shtetin e kapur do t’ua kthejnë qytetarëve”.

“Çka kemi parë ne në këto vite është, se njëri thotë: ta korrigjojmë shtetin, e tjetri thotë s’kam kohë me u marrë me shtetin, se do të merrem me punë më të mëdha. E çka kanë qenë ato punë më të mëdha, skema korruptive. Prandaj, edhe ne do ta mbrojmë me guxim. Të nderuar qytetarë, në shtetin e Kosovës as nuk e korrigjojmë, as nuk e ndajmë, as nuk e bashkojmë e as nuk e zhbëjmë, sepse Republika e Kosovës është projekt i përhershëm, nuk është i përkohshëm”, tha Osmani.

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së ngriti edhe shqetësimin e ndërtimit të hidrocentralit mbi Lumëbardhë, për çka tha se si Qeveri së bashku me kryetarin e Pejës do ta parandalojnë dëmtimin e ambientit në Pejë dhe Rugovë.

“Ne guximin duhet ta mbajmë edhe nga rreziqe të tjera të brendshme. Kush më mirë se ju pejanët e dinë më mirë se çka do të thotë që njerëz të pa përgjegjshëm, për xhepat e tyre, e rrezikojnë shëndetin e juaj. Për xhepat e tyre rrezikojnë ambientin e juaj ku jetoni. E ju them se nuk do të ketë hidrocentral mbi Lumëbardhë dhe pikë. Gazmend (Muhaxheri) nuk do të jetë vetëm, sepse hidrocentralin do ta parandalojë Qeveria e Republikës së Kosovës, prandaj ne do të veprojmë me guxim”, theksoi Osmani.

Ndryshe, gjatë vizitës në Pejë, Vjosa Osmani është takuar me struktura të partisë dhe kryetari i Degës së LDK-së, Gazmend Muhaxheri. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori