LAJMI I FUNDIT:

Edhe tri skuadra i bashkohen 26 të tjerave që do t’i shohim sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve

Edhe tri skuadra i bashkohen 26 të tjerave që do t’i shohim sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve

Gjashtë skuadra evropiane kanë zhvilluar edhe ndeshjet kthyese në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Dinamo Zagreb, Olympiacos dhe Crvena Zvezda i janë bashkuar 26 skuadrave të tjera që do të bëjnë gara në sezonin e ri të ligës elitare evropiane për klube.

Grekët e Olympiacosit ishin më të mirë se rusët e Krasnodarit, të cilët pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm i mposhtën 6-1 (4-0).


Ndërkohë, kroatët e Dinamos kanë qenë më të mirë se norvegjezët e Rosenborgut duke mposhtur me rezultat të përgjithshëm 3-1 (2-0).

Beogradasit ishin më të mirë se zviceranët e Young Boysit, ku pas dy ndeshjeve triumfuan 3-2 (2-2).

Theksojmë se tri emrat e ekipeve të fundit do të mësohen gjatë mbrëmjes së nesërme, ku do të takohen Ajax-APOEL, Club Brugge-LASK Linz si dhe Slavia Prague-Cluj.

Ndryshe, shorti për përcaktimin e grupeve do të hidhet në Nyon të Zvicrës më datën 29 gusht (e enjte), me fillim në ora 18:00.

Skuadrat që kanë fituar të drejtë deri më tani janë si më poshtë:

Liverpool
Chelsea
Barcelona
Manchester City
Juventus
Bayern
PSG
Zenit
Real Madrid
Atlético Madrid
Borussia Dortmund
Napoli
Shakhtar Donetsk
Tottenham Hotspur
Benfica
Lyon
Bayer Leverkusen
Salzburg
Valencia
Inter
Lokomotiv Moska
Genk
Galatasaray
RB Leipzig
Atalanta
Lille
Dinamo Zagreb
Olympiacos
Crvena Zvezda /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League
Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Ndërkombëtare
Kalo në kategori