LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani për Zërin e Amerikës, flet edhe për koalicionin me VV-në, taksën ndaj mallrave serbe dhe për bisedimet me Serbinë

Vjosa Osmani për Zërin e Amerikës, flet edhe për koalicionin me VV-në, taksën ndaj mallrave serbe dhe për bisedimet me Serbinë

Vjosa Osmani, kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryeministres, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se opozita e deritashme duhet të formojë qeverinë e re pas zgjedhjeve të 6 tetorit për ta ndryshuar gjendjen në vend.

Në intervistë Osmani ka thënë Lëvizjen Vetëvendosje e sheh si partner të padiskutueshëm në qeverinë e ardhshme, e cila sipas saj, sfidat që kanë të bëjnë me bisedimet me Serbinë do t’i trajtojë ndryshe nga e kaluara, duke ruajtur partneritetin me aleatët e Kosovës.

“…ne besojmë që ndryshimi i madh në këtë vend arrihet nëpërmjet bashkëpunimit, prandaj edhe sot në këshillin e përgjithshëm kemi marrë dy vendime të rëndësishme. Hapi i parë është që unanimisht kemi vendosur që të mbyllim çdo mundësi bashkëpunimi me Partinë Demokratike, për arsye të shumta që i kemi përmendur përgjatë viteve dhe besoj nuk kemi nevojë t’i përsërisim sepse arsyet i dinë edhe ata që janë përtej politikës, i ka kuptuar secili qytetar dhe e dyta; kemi vendosur që ta autorizojmë kryetarin së bashku me mua dhe nënkryetarin e partisë, që të bisedojmë për koalicione parazgjedhore. Në radhë të parë siç e dini, interesimin e kemi të bashkëpunojmë me Lëvizjen Vetëvendosje sepse ka një kohë sidomos shkaku i bashkëpunimit tonë në parlament, që jemi të bindur që opozita e tanishme duhet të jetë qeveria e ardhshme, në mënyrë që të arrijmë në esencë dhe në mënyrë efektive që të ç’kapim shtetin nga niveli i lartë i krimit dhe korrupsionit, që është parakusht për të qenë të suksesshëm pastaj në secilën fushë tjetër të zhvillimit, qoftë ai zhvillimi ekonomik, qoftë investimi në sektor siç janë arsimi dhe shëndetësia dhe që duhet të prioritizohen, qoftë për evropianizimin e Kosovës, pra hapjen e Kosovës dhe suksesin e Kosovës në rrugën e integrimit euro atlantik jo vetëm në retorikë por edhe në veprime konkrete. Pra, ne e kemi ftuar Vetëvendosjen që të na bashkohen në këtë proces të ndryshimit historik që po e pret Republikën e Kosovës”.


Megjithatë, siç ka shtuar Osmani, po ashtu ka pasur vendim unanim në këshillin e përgjithshëm që qeveria patjetër duhet të drejtohet nga LDK-ja, “jo vetëm shkaku i përvojës në qeverisje, por edhe për shumë arsye të tjera të cilat i kemi shtjelluar sot në këshillin e përgjithshëm”.

Në intervistën dhënë Zërit të Amerikës, Osmani ka folur edhe për tarifat ndaj mallrave serbe dhe bisedimet me Serbinë.

“Tani kur i shohim matjet që i bëjnë organizatat ndërkombëtare në opinion se çka vërtetë i preokupon qytetarët e Kosovës, asnjëherë nuk mund ta gjejmë çështjen e tarifës ose çështjen e dialogut. Gjithnjë vjen papunësia, vjen luftimi i krimit dhe korrupsionit, çështje siç është liberalizimi i vizave, pra lëvizja e lirë e qytetarëve dhe deri tek arsimi dhe shëndetësia. Diku vetëm 5 deri në 7 për qind të qytetarëve interesohen tek tema e dialogut. Prandaj, edhe unë vërtetë dua që nga sot të fillojë që të kalojë shumë më pak kohë te kjo temë. Ajo që dua të them është që LDK-ja do të gjejë zgjidhjen më të mirë për mbrojtjen e interesave shtetërore të Republikës së Kosovës”.

“Assesi nuk do të lejomë që Kosova të ndjehet më e dobët në tavolinë me Serbinë. Përkundrazi, dialogu me Serbinë do të përmbyllet në interes të Kosovës, vetëm në qoftë se veprojmë me mençuri. Luftën me Serbinë asnjëherë nuk e kemi fituar me muskuj. E kemi fituar gjithnjë me mençuri, duke krijuar miq, duke ndërtuar miqësi me shtetet më të fuqishme në botë, të cilat na kanë ndihmuar ta mbrojmë popullin e Kosovës nga shfarosja dhe ta ndërtojmë Republikën e Kosovës. Tani, për të fuqizuar subjektivitetin ndërkombëtare të shtetit tonë, ne duhet t’i kemi këta miq në krahun e djathtë dhe në krahun e majtë dhe të ecim bashkë me ta. E jo të shkatërrojmë miqësitë me këto shtete dhe t’i shohim ato si një dëm të vogël kolateral. Në fakt, miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe evropianizimi i Republikës së Kosovës, janë çështje ekzistenciale për Republikën tonë. Nuk janë çështje që mund t’i lësh të rëndësisë së dytë apo të tretë. Janë ekzistenciale. E kemi ndërtuar këtë shtet bashke më ta dhe do ta zhvillojmë bashkë me ta”.

“Ne absolutisht nuk e heqim tarifën pa u siguruar që Serbia do të fillojë ta respektojë Kosovën, do të ndërpresë fushatën e vet të çnjohjeve. Por, në të njëjtën kohë, ajo që e ka menduar LDK-ja dhe jemi duke e thënë tash e një vit, është që Serbia meriton reciprocitet të plotë. Dhe kur ju i dëgjoni njerëzit, përfshirë edhe ish kryeministrin (Ramush) Haradinaj, kur i dëgjoni duke thënë se masa e reciprocitetit është më e butë sesa tarifa prej 100 për qind, tregon që nuk kanë njohuri as elementare për këto masa ekonomike të cilat pastaj kanë efekt edhe në raportet tjera edhe në raportet politike. Sepse, reciprociteti i plotë, për cilindo që i njeh raportet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë, për cilindo që i njeh të gjitha barrierat jotarifore që i ka vendosur Serbia Kosovës, për cilindo që e di se çfarë bllokade kanë pasur dhe kanë bizneset tona, çfarë bllokada kanë pasur dhe kanë qytetarët tanë që lëvizin nëpërmjet kufirit Kosovë-Serbi, pritjet që i kanë dhe çdo problem tjetër që na ka shkaktuar Serbia, e sheh që në fakt masa e plotë e reciprocitetit është shumë më efektive, do të mund të argumentohej shumë më mirë para komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti shteteve që na përkrahin dhe në të njëjtën kohë do të ishte shumë më e ashpër në raport me Serbinë, sesa tarifa 100 për qind. Por, kjo nuk do të thotë që ne vijmë në pushtet dhe e heqim tarifën. Assesi. Ne do të merremi me tarifën në një mënyrë që Republika e Kosovës të fitojë nga kjo situatë dhe ju siguroj që do të kemi ide kreative, por mbi të gjitha, siç e thashë, më maturi, mençuri dhe me miqtë tanë. Dhe me miqtë tanë, do të marrim një vendim në interes të Kosovës”, ka thënë ndër tjerash Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Fronti Europian thirrje Prishtinës dhe Tiranës: Vendimet e Qeverisë së RMV-së po shkelin të drejtat e shqiptarëve

Fronti Europian thirrje Prishtinës dhe Tiranës: Vendimet e Qeverisë së RMV-së po shkelin të drejtat e shqiptarëve

Politikë
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Toshkovski: Nënshkruam protokollin për pikat e përbashkëta kufitare me Kosovën

Toshkovski: Nënshkruam protokollin për pikat e përbashkëta kufitare me Kosovën

Politikë
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Drejtësi
Kalo në kategori